Supermodelja Cambell e quan fituesen e Nobelit “Malaria”

Oct 12, 2014 | 15:01
SHPËRNDAJE

Rastet si të Naomit nuk janë të pakta në botën e yjeve. Pak muaj më parë, kur aktori Robin William ndërroi jetë, Paris Hilton shkroi në profilin e saj në Twitter se i erdhi vërtet keq për humbjen e këngëtarit të saj të preferuar.  E njëjta situatë u përsërit në rastin e vdekjes së Nelson Mandelës. Mesazhet e ngushëllimit të njerëzve kishin gjithnjë në fotografi aktorin Morgan Freman. Aq sa, ky i fundit, u detyrua të dilte e të thoshte, jam gjallë. Në këto ujëra gabimesh ka rënë edhe supermodelja Naomi Cambell, e cila ka uruar 17-vjeçaren, fituesen e “Nobelit” për Paqen, Malala Yousafzai. Vetëm se, emrin ia di Malaria. Vetëm pak minuta pasi e ka bërë publike postimin në Twitter, mediat e të gjithë botës janë marrë me të.
“Urime Malaria për Çmimin Nobel 2014 #Respekt #Gëzim”, ka shkruar modelja në Twitter.


Pasi përdoruesit e tjerë të rrjetit social nisën komentimet rreth këtij gabimi, ajo e përmirësoi atë përmes një fotografie të mëvonshme.
“Të dashurit e mi, iPhone im dhe unë jemi në kundërshtim, duket se unë shtypa një fjalë, ndërsa ai e ka nxjerrë një tjetër, më falni”, ka shkruar ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura