Nancy, e bija e Gilman Bakallit: Duke u marrë me punën e tij, e ndiej më pak mungesën e babait

Dec 15, 2017 | 13:51
SHPËRNDAJE

Nancy ka përfunduar pjesën e parë të studimeve për aktrim, prandaj nuk ka emocionet e një të pamësuari me të huajt, qoftë edhe kur është fjala për të lexuar pjesë nga libri i babait të saj që nuk është më, Gilman Bakallit.

Dega që ka zgjedhur të studiojë e ka ndihmuar që të mësojë t’i shkëpusë emocionet e veta, sido të jetë situata, nga detyra që ka marrë përsipër të bëjë. Sidoqoftë, “skena” nuk është ende aq familjare për të sa të jetë aq e shpenguar.nnn

Tri ditë më parë, në mjediset e Tulla Center, Nancy qëndronte e ulur veçmas të tjerëve, në një kënd të ambientit, me librin e të atit të hapur në faqen që kishte piketuar të niste leximin me miqtë e lexuesit e një intelektuali si Gilman Bakalli, për të nxitur debatin mbi “intelektualin që mungon sot” në shoqërinë shqiptare, marrë shkas nga shqetësimi i kësaj mungese hedhur në librin “Alfabeti i tranzicionit”.

Pak minuta përpara se të niste takimi, Nancy ishte “ftohur” mjaftueshëm për të mos u prekur, edhe pse biseda për të atin u hap në mënyrë të paparashikuar. “Ka kaluar më shumë se një vit nga largimi i tij dhe për ne, mamanë, mua dhe motrën, është më e thjeshtë kapërcimi i dhimbjes nëse merremi me gjërat që na ka lanë pas. Sigurisht që nuk e bëmë menjëherë, nuk do mundeshim, por sot, gradualisht, po kuptoj që kjo është një mënyrë për t’ia ndierë më pak mungesën”.

Përveçse e bija, Nancy ka qenë shoqja e profesor Gilmanit. Ata flisnim hapur me njëri-tjetrin, edhe pse Nancy nuk është njeriu më i lehtë për të biseduar për gjërat e saj. “Ndanim bashkë ato gjëra që mendonim të ndanim.9695847dtge

Unë jam pak e rezervuar, disa gjëra të miat i kam vetëm të miat, ama për ato që flisnim e bënim në mënyrë krejt të hapur, si të ishim shokë. Edhe për punët e tij apo shkrime të caktuara, flisnim vazhdimisht. Ishte ai vetë që më pyeste apo ngacmonte për të kuptuar diçka që mund të trajtonte. Në fakt, i kam këto imazhet tona me librat që nga fëmijëria. Na merrte të dyjave, bashkë me motrën, dhe na lexonte e përkthente libra për fëmijë nga gjermanishtja”. Në marrëdhënien me librin, Nancy nuk i ka qëndruar asnjëherë larg të atit, ama në sport, praktikën identifikuese të familjes së tyre, ajo nuk i ka shkuar pas. “Nuk jemi të gjithë të prerë për sport.

Mua për shembull nuk më pëlqen, edhe pse jam e vetmja në familje që mendoj kështu, ndryshe nga motra dhe ime më, dikur edhe babai. Ai është përpjekur vazhdimisht, që kur kemi qenë fëmijë, të na nxisë të ushtrohemi në sport, i çdo lloji qoftë ai, por me mua nuk ia doli. Na çonte shëtitje nëpër male, kujtoj ngjitjet në kala kur ishim fëmijë, por kaq! Me rritjen unë u distancova, nuk isha për sport”.

Nancy po bëhet gati që të vijojë pjesën tjetër të studimeve, tashmë në Gjermani. Herë pas here shkëputet nga bota e saj dhe u kthehet shkrimeve të të atit, siç bëri në këtë takim me miqtë e tij, duke nisur bisedën e intelektualit të munguar, që më pas u vijua nga pedagogu i Filozofisë në UET, Klementin Mile. “Gilmani, në njëfarë mënyre ka tentuar që të na e kthejë vëmendjen tek ajo që është thelbësore. Për shembull, Gilmani nuk pranonte për kollaj të renë që, duket se do duhet ta përqafonim të gjithë. Nga kjo propagandë, se çfarëdolloj gjëje që paraqitej si e re, ngado që vinte, Gilmani na thotë që të mbajmë një distancë kritike, për të vlerësuar me mjetet tona, me anë të refleksionit, se çfarë duhet të pranojmë, çfarë jo, çfarë me rezervë….

Elementi tjetër ka të bëjë me njëlloj përbërësi sekret të asaj mënyrës së konceptimit që kishte Gilmani. Këtu po analizoj, jo se më ka thënë vetë ai, se si i bënte shkrimet. Këtë s’do ta dimë ndonjëherë prej tij. Por unë shpesh e kam pyetur, dhe një herë më ka thënë: “Mendo sikur ke një kollare, është dikush që ka një kollare, është i kollarisur, i rrinë mirë të gjitha, mund të jetë zyrtar, një zyrtar politikan, që i di të gjitha, është krejt i sigurt, nuk ka nevojë për këshilla….

Unë po i bëj një gjë kollares së tij, i heq një fije, dhe duke bërë këtë, shoh se si do të reagojë ky personazh, a do të jetë më po kaq i sigurt, apo do transformohet, çfarë do na shfaqë pasi të heqim këtë fije të kollares”. Kjo ishte mënyra se si shkruante Gilmani dhe unë besoj se mund ta gjejmë thuajse në të gjitha shkrimet e tij. Megjithatë, kujtoj dhe diçka tjetër që, sepse kjo është metaforë, sepse të flasësh për të hequr një fije të kollares dikujt është një lloj metafore. Por çështja është për të kuptuar ndoshta, çfarë donte të bënte realisht Gilmani. Kam menduar që çelësi i gjithë kësaj është te një, madje e gjejmë edhe te libri, te shkronja NJ, njeriu, te Alfabeti i Tranzicionit…”.

Ish-drejtor i “Mapos”, Alfred Lela, duke folur mbi veprën që ka lënë Gilmani, ka ndarë veçmas se vetë jeta e tij ishte vepër. “Gilmani veprën më të madhe, më të fortë, më të skalitur, më të qëndrueshme kishte jetën dhe jo jetën si nocion sa për të thënë, në mënyrë të përgjithshme, por mënyrën se si ai e jetonte jetën.

Kujdesin me të cilin ai e gdhendte personazhin e vet brenda jetës dhe jetën brenda njeriut që ishte. Misioni filozofik, gazetaresk, publicistik, shoqëror i Gilmanit këtu është sepse i ka shpjeguar, ka pasur guximin të shkruajë dhe të flasë për traumat tona, për të cilat edhe ka mundur t’i interpretojë.

Ai që është intelektual këtë bën, interpreton në atë rrafshultën e madhe që është monotonia, e përditshmja, mundohet të ngrejë duna të mendimit dhe thepa që ta interpretojnë atë që është kronikë dhe nuk bëhet dot histori. Jemi në një fat të pafat ku na duhet të flasim për veprën e një miku, por duke e ditur se kemi folur në të njëjtën kohë për jetën e tij, e cila thashë ishte vepra e tij më e madhe”.

Shkrimtarja dhe përkthyesja Diana Çuli është ndalur në karakterin e shkrimit ndryshe të Gilmanit, si “përfaqësues i intelektualit të ri, i Shqipërisë së tranzicionit, jo në kuptimin e keq të fjalës, por në kuptimin e mirë të fjalës, që sollën një frymë të re, një analizë të re, një strukturim të ri të mendimit me anë të shkrimit të tyre.

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura