Namik Dokle mbush 69 vjeç, merr buqetë me lule nga Arta Dade

Mar 12, 2015 | 14:41
SHPËRNDAJE

Ka festuar ditëlindjen e tij të 69-të dhe deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle ka falenderuar Zotin për këtë.

Në një status në Facebook ai është shprehur mirënjohës për të gjithë miqtë e tij të shumtë që e kanë uruar.

“MIREMENGJES, MIQ!
Dje ishte nje dite e vecante per mua, jo thjeshte se kisha ditelindjen, por sepse ju ma bete te tille me qindra e qindra urime te sinqerta qe buronin nga zemra.
MIRENJOHJE per te gjithe, me te vertete me keni befasuar! Besoj se do te me mirekuptoni po te them qe tre urimet me te bukura dhe me emocionuese per mua ishin ato te mbesave dhe nipit, Ina, Sara dhe Rubeni.
Urimi i juaj “+100” ishte i bukur, shpresedhenes, por une do isha i kenaqur edhe sikur ne llogarite e mia, Perendia te bente ate qe ne kontabilitet quhet gabim spanjoll, ose kembimi i numrave 6 me 9, pra nga 69 te me shtynte deri ne 96! Nuk ju mbetet hatri per 4 vjet, apo jo?
Ju perqafoj me shume respekt dhe dashuri vellazerore.”-ka shkruar ai në një postim.

Por edhe kolegët e tij në punë kanë uruar Doklen dhe njëra prej tyre ka qënë edhe mikja e tij e vjetër Arta Dade.

Ajo i ka dhuruar një buqet të bukur me lule, ku deputeti e ka mbajtur mbi tavolinë, ku po bëhej mbledhja e djeshme e Komisionit të Jashtëm. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura