Najada Çomo hoqi dorë nga mandati i deputetes, kush është ish-ministrja që e zëvendëson

Aug 25, 2021 | 14:44
SHPËRNDAJE

“Panorama.al” mëson se dorëheqja e Najada Çomos nga mandati si deputete e zgjedhur në 25 prill, do i hapë rrugë futjes në Parlamentin e ri Mimi Kodhelit.

Ish-ministrja e Mbrojtjes, u rendit e 20-a në listën e kandidatëve për deputetë.

Kodheli, doli nga zgjedhjet e 25 prillit me 5597 vota dhe u rendit dy vende më poshtë Eduard Shalsit, i cili është kandidati i 18 që ka fituar tashmë vendin e deputetit në sesionin e ri parlamentar.

lista kandidat

Një vend më poshtë Pandeli Majkos, i cili mori 8780 vota në zgjedhje, Mimi Kodheli i “merr” mandatin ministrit aktual të Diasporës, për shkak të kushtit për të plotësuar kuotën gjinore.

kuota gjinore

Lajmin për dorëheqjen nga mandati i deputetes së Shefes së Infektivit e dha të mërkurën kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës.

Ai e falënderoi doktoreshë Najadën për vendimin që ka marrë për t’ju gjendur pranë ekipit të saj të bluzave të bardha për shkak të situatës që ka krijuar në spital përhapja e variantit Delta në vend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura