Nagar-Karabak/ Armenia akuzon Azerbajxhanin për shkelje të armëpushimit. Luftë edhe gjatë natës së shkuar

Oct 18, 2020 | 8:24
SHPËRNDAJE

Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për shkeljen e një armëpushimi humanitar në rajonin e diskutueshëm të Nago-Karabakut brenda pak minutash nga hyrja e saj në fuqi.

_114953765_mediaitem114953758

Një armëpushim ishte rënë dakord të fillonte mesnatën e natës që lamë pas.

Por një zëdhënëse e Ministrisë armene të Mbrojtjes tha se Azerbajxhani theu armëpushimin pas vetëm katër minutash duke gjuajtur predha artilerie dhe raketa. Azerbajxhani ende nuk i është përgjigjur akuzave.

Vendimi për armëpushimin u mor në përputhje me marrëveshjet që çuan në një armëpushim të nënshkruar fundjavën e kaluar. Sidoqoftë, përplasjet vazhduan pavarësisht asaj që ishte rënë dakord.

Luftimet u ndezën muajin e kaluar mbi një rajon të njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por që drejtohet nga Armenët etnikë. Qindra persona kanë vdekur.

Kjo është dhuna më e rëndë në rajon që nga një lufta gjashtë-vjeçare mbi territorin që përfundoi me një armëpushim në 1994.

Më herët të shtunën, të dy vendet vazhduan të shkëmbenin akuza mbi shkeljet e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia.

Karabag – faktet kryesore

Një rajon malor me rreth 4,400 km katrore

Banuar tradicionalisht nga armenë të krishterë dhe turq myslimanë

Në periudhën Sovjetike, ajo u bë një rajon autonom brenda republikës së Azerbajxhanit

Njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë është armene etnike

Rreth një milion njerëz të zhvendosur nga lufta në 1988-1994, dhe rreth 30,000 të vrarë

Forcat separatiste kapën disa territore shtesë rreth enklavës në Azerbajxhan në luftën e viteve 1990

Turqia e mbështet hapur Azerbajxhanin

Rusia ka baza ushtarake në Armeni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura