Naftëtarët prej ditësh në grevë, LSI tregon premtimet që u bëri Edi Rama në vitin 2013

Feb 15, 2020 | 15:17
SHPËRNDAJE

Pas futjes në grevë urie të punëtorëve të nënstacionit elektrik dhe pompimit të Poçemit, ka reaguar Lëvizja Socialiste për Integrim, me përfaqësuese ish-deputeten Kejdi Mehmetaj.

kejdi-mehmetaj

Në një reagim në facebooj, Mehmetaj shkruan se kryeministri Rama ka braktisur naftëtarët, të cilëve në vitin 2013 u premtoi paga të larta, kushte më të mira pune dhe madje që Uzina do të vihej e gjitha në punë si ndërmarrje shtetërore.

Tashmë që ata protestojnë për 27 pagat, të cilat nuk i kanë marrë qeveria dhe kryeministri nuk reagon.

Postimi i plotë:

Kur Edi Rama kërkonte votat në 2013-ën u premtoi naftëtarëve paga të larta, kushte më të mira pune dhe madje që Uzina do të vihej e gjitha në punë si ndërmarrje shtetërore. Ndërkohë, naftëtarët kanë 27 muaj pa marrë pagat, personeli është shkurtuar dhe banorët që jetojnë mbi tokën naftëmbajtëse jetojnë në varfëri, pa infrastrukturë e pa kushte. Ku është sot qeveria dhe Edi Rama? Pse nuk veprojnë? Askush nuk po interesohet as për jetën e këtyre naftëtarëve që prej dy ditësh janë në grevë urie edhe pse protestat e tyre kanë zgjatur për më shumë se një vit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura