Naço urdhëron inspektim të vendimeve për Mjacajn në Shkodër

Jul 6, 2015 | 12:34
SHPËRNDAJE

Ministri Naco kërkoi sot nisjen e inspektimit lidhur me vendimet gjyqësore dhëne ndaj Sokol Mjacaj.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço

Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se inspektimi do të bëhet lidhur me verifikimin e vendimeve ndaj shtetasit Mjacaj.

“Është dërguar grupi i inspektimit në Gjykatën e rrethit Shkoder dhe Gjykaten e Apelit Shkoder”, bën të ditur ministria.

Sokol Mjacaj ishte një prej tre autorëve të masakrimit të një 13 vjeçari për një varëse floriri në vitin 2010, por ai u dënua vetëm me pesë vjet heqje lirie dhe u lirua 1 muaj përpara se të vriste dy turistët çekë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura