Naço: Nishani nuk do jetë më në krye të KLD-së, ta ndajmë institucionin nga politika

May 28, 2015 | 17:53
SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka deklaruar sot që presidentit Bujar Nishani do t’i hiqen kompetencat si kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në tryezën e mbajtur për reformat në drejtësi, Naço tha se presidenti nuk duhet të jetë më në krye të KLD-së teksa theksoi se KLD duhet të jetë i ndarë nga politika. Sipas Naços të gjitha kompetencat e tij duhet t’i marrë kryetari i Gjykatës së Lartë.

Konferenca sot

Në gjendjen aktuale, reformimi i plotë dhe i thellë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është domosdoshmëri dhe ky proces synon nga njëra anë ruajtjen e pavarësisë së këtij organizmi, por nga ana tjetër evitimin e emërimit dhe të promovimit në karrierë të gjyqtarëve në bazë të sistemit koorporatist, nepotik e klientelist.

Në këtë organ duhet të zgjidhen jo gjyqtarët që synojnë promovimin e tyre, por njerëz me një karrierë të realizuar dhe që u intereson më shumë gjyqësori se sa përfitimet personale.

Sigurisht që këto ndryshime të nevojshme dhe imediate nuk ishin reforma e kërkuar, pasi KLD si institucion kryesor i menaxhimit të funksionimit të sistemit gjyqësor është pjesë e axhendës së reformimit të thellë, reformë kjo e cila mund të kërkojë dhe ndryshime kushtetuese, ku mund të jetë vendi për të rivlerësuar;* pjesëmarrjen në këtë organizëm të Presidentit të Republikës si Kryetar i KLD-së dhe duke ja kaluar këto kompetenca Kryetarit të Gjykatës së Lartë, * Vlerësimin e mundësisë që Ministri i Drejtësisë të mos jetë anëtar i KLD; * Rolin e Inspektoritatit të Ministrisë së Drejtësisë , * apo funksioneve që këto institucione duhet të kenë brenda këtij këshilli”,- tha Naço.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura