Naço kërkoi ndëshkim për 3 gjyqtarë, KLD s’pranon

May 30, 2014 | 12:07
SHPËRNDAJE

Gjatë një mbledhje të KLD
Këshilli i Lartë i Drejtësisë publikoi dje vendimet e marra në lidhje me procedimet disiplinore të katër gjyqtarëve më propozim të ministrit të Drejtësisë.
Sipas vendimeve të marra në mbledhjen që nisi në orën 10:00 të së mërkurës dhe përfundoi rreth orës 01:40 të së enjtes, Këshilli ka rrëzuar tri prej katër propozimeve të ministrit Nasip Naço. Këshilli rrëzoi kërkesën e ministrit për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtares Valbona Duraj, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkodrës. Po ashtu është rrëzuar edhe propozimi e ministrit Naço për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Ibrahim Hoxha. Burime zyrtare theksuan se Këshilli vendosi të rrëzojë propozimin e parë të ministrit për dhënien e masës disiplinore “shkarkim nga detyra” për gjyqtarin Hoxha. “Pas kësaj vendimmarrjeje ministri, në kundërshtim me rregulloren për procedim disiplinor të gjyqtarëve, nuk propozoi një masë tjetër disiplinore për gjyqtarin në fjalë”, njoftoi KLD. Për procedimin disiplinor të gjyqtares së Apelit Shkodër, Lindita Hoxha, Këshilli ka miratuar propozimin e dytë të ministrit, për dhënien e masës disiplinore “vërejtje” ndaj saj. Sipas burimeve, në shqyrtimin disiplinor të gjyqtares Kaçe Agolli, KLD ka miratuar propozimin e ministrit Naço për dhënien e masës disiplinore “vërejtje”. Në të njëjtën mbledhje KLD-ja vendosi emërimin e Sandër Simonit si kryetar të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Isuf Shehut kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe Alltun Çelën kryetar të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Gjyqtaret
• Lindita Hoxha
Masë vërejtje

• Valbona Duraj
Pa masë

• Ibrahim Hoxha
Pa masë

• Kaçe Agolli
Pa masë

ARMAND BAJRAMI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura