“Na u rrezikua jeta”, trajneri i Maliqit rrëfen tmerrin: Falenderojmë Zotin dhe Policinë që dolëm… gjallë

Nov 3, 2019 | 20:20
SHPËRNDAJE

Trajneri i ekipit të Maliqit, Egli Malësija, ka folur për “Panorama Sport” në lidhje me incidentin në ndeshjen ndaj Këlcyrës, ku u dhunua një futbollist i Maliqit, i cili përfundoi në spital, teksa u tentua të goditej edhe tekniku i skuadrës juglindore. Në prononcimin e shkurtër, Malësija ka rrëfyer momentet e tmerrit, teksa ka falënderuar Zotin dhe Policinë e Shtetit, që ai së bashku me skuadrën e tij, arritën të largoheshin gjallë nga Këlcyra.

Egli

“Kemi përjetuar tmerr ne fushën e Këlcyrës, gjë te cilën nuk e kemi hasur ne asnjë fushe tjetër. Jeta e lojtareve ishte ne rrezik. Falenderojme Zotin dhe Policinë e Shtetit qe dolëm gjalle nga fusha e Këlcyrës, ne kushte te tilla dhune fizike, psikologjike vetëm për futbollin nuk behet fjale me. Me lojtare te gjakosur, me lojtare ne rrezik për jetën me thoni ju a mund te luhet futboll?

Kelcyra-Maliqi

Sot ne ndeshje me Këlcyrën një prej futbollisteve i është rrezikuar jeta. Dikush duhet te mbaje përgjegjësi për ketë. Edhe njëherë në emër të ekipit dua t’i shpreh falënderimet më të sinqerta Policisë të Shtetit, të cilët na kanë shoqëruar gjatë gjithë rrugës dhe janë kujdesur që jashtë fushës së blerë mos të krijohet asnjë incident”, u shpreh Malësija!

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura