“Na thoshte do t’ju ndihmoj”/ Rrëfehet nëna e të miturës që u përdhunua nga 46-vjeçari: Të dënohet me burg të përjetshëm

Sep 15, 2020 | 16:58
SHPËRNDAJE

Nëna e 13-vjeçares nga Pogradeci që u abuzua seksualisht nga një 46-vjeçar, ka rrëfyer detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë. Në një intervistë për emisionin  “Me Zemër të Hapur” në Neës24 ajo tha se vajza rrinte e mërzitur gjithë kohës.

Sa i përket mohimit që 46-vjeçari i ka bërë veprimit kriminal ai është shprehur se gjithë kjo histori është sajuar nga familjarët e 13- vjeçares.

“Vajza qëndronte e mërzitur gjatë gjithë kohës erdhi në shtëpi dhe kërkoi të merrte në telefon policinë. Ai pohonte gjithmonë se do na ndihmonte, do ta ndihmonte pasi edhe vajza e atij është një moshë me vajzën. Ne në atë fshat kemi dy vite që jetojmë, ai na pohoi se do ta ndihmonte për në shkollë. Por ne duke qenë në gjendje të keqe ekonomike pranuam që ai të kujdesej për vajzën dhe të na ndihmonte. Ne nuk e dinim se çfarë mund të na ndodhte më pas. E çoi bashkëshortin në një punë dhe ai nuk qëndroi atje. Kishte dy vite që kujdesej për vajzën, e çonte në shkollë e shoqëronte dhe e sillte. Vajza jetonte me ne, por ai kishte edhe dy goca të tjera dhe bashkëshorten. Ai abuzonte me vajzën te shtëpia dy katëshe. Vajza është abuzuar muajt e fundit. Që nga momenti që u zbulua ky skandali nuk i kemi parë më aty, janë larguar nga fshati. Çupa ime ka të drejtë, ai është mashtrues gënjen, të dënohet me burg të përjetshëm. Ata na kishin pasur interes, ata na mashtruan. Unë dua të largohet nga shtëpia. Të zhduket vetëm ai, në burg të përjetshëm që na mashtroi, na gënjeu”, tha e ëma e vajzës së mitur.

Gruaja tha se pas daljes nga komisariati vajza ka shkuar në shtëpinë e dajës për t’u qetësuar. Ndërkohë një e afërme e vajzës në lidhje telefonike tha se bashkia është interesuar për rastin. “Ka ardhur një psikologe, vajza ndodhet nën kujdesin e shtetit, i dolën në krahë”, u shpreh ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura