“Na sillni FNSH-në se mos na e marrin”- Policia e Krujës kërkoi përforcime për parcelat me kanabis nga frika e përplasjes me grupet kriminale

SHPËRNDAJE

Zbulohet një tjetër zonat e kultivimit të kanabisit në vend. ABC News ka mësuar se, të premten rreth orës 19:00 u raportua në sallën operative të Krujës për gjetjen e bimëve narkotike në Malin e Krujës.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë asgjësuar të shtunën me qindra rrënjë të mbjella në një territor të thepisur dhe pa pronar.

Parcelat me kanabis ishin në lartësinë 2.5 metra të cilat pas tharjes ishte i gatshëm për t’u hedhur në treg.

Në malësinë e Krujës janë konstatuar edhe më herët sasi të konsiderueshme të kultivimit të lëndëve narkotike, por autorët kanë mundur t’i shpëtojnë ndëshkimit të ligjit.

Drejtoria e Policisë Vendore Durrës dyshon se, parcelat me kanabis sativa i përkasin një grupi kriminal që operon në zonën e Fushë Krujës.

Një nga arsyet që u kërkua prezencë e shtuar policore lidhet me faktin mbi rrezikshmërinë dhe influencën që kanë në zonë këto gupe. Tetori cilësohet si muaji ku është edhe piku për vjeljen e kanabisit në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit nuk ka publikuar asgjë në raportet ditore të faqes zyrtare të WEB-t.

Uniformat blu kanë ruajtur të njëjtin standard me atë të fund shtatorit ku u asgjësuan rreth 4000 bimë kanabis sativa në tre zona të ndryshme të vendit.

Rrethi që ka përhapje më të madhe të kultivimit të kanabis sativa, është Librazhdi. Edhe zona të tjera, si Gjirokastra, Vlora, Fieri si edhe në Malësinë e Shkodrës e të Kukësit policia ka gjetur lëndë narkotike, duke prangosur kryetar fshatrash dhe punonjës pyjesh.

Ndërkohë arrestimit nuk i kanë shpëtuar as specialistët e policisë së zonave të cilët, kanë shkelur ligjin për monitorimin e territorit.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.