“Na presin ditë më të vështira…”/Opozita në Maqedoninë e Veriut nis protestat: Ja çfarë kërkojmë

Sep 7, 2020 | 14:18
SHPËRNDAJE

protesta maqedoniOpozita në Maqedoninë e Veriut do të nisë protestat. Të mërkurën VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit do të protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë dhe Komisionit Rregullator për Energjetikë, nga ku do të kërkojnë uljen e çmimit të energjisë elektrike.

“Sot vendi jonë po hyn në recesion, gjithçka që kam paraparë në ekonomi edhe u realizua. Sot kemi uljen më të madhe të prodhimit bruto vendor. Mafia ka blerë vota, në vend që të ndihmoj biznesin. Një miliardë euro janë harxhuar. Na presin ditë më të vështira të ekonomisë. Shumë qytetarë do të mbeten pa punë. Borxhi publik është rritur.

Qytetarët po i presin ditë të vështira. Kur në kohën e pushimeve e rritën çmimin e energjisë elektrike. Protestë të mërkurën në ora 18, kjo është protesta e parë që do t’i organizojë VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, do të fillojmë nga  Ministria e Drejtësisë dhe do të përfundojmë para Komisionit Rregullator për Energjetikë. Kemi energji të shtrenjtë dhe qytetarë të varfër. Kërkojmë të kthehet çmimi i mëparshëm i energjisë elektrike”,  tha Hristijan Mickoski, raporton Alsat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura