“Na premtoi 30 mijë euro, por…”/ Dëshmia e një prej kushërinjve që fundosi Gjergj Cukalin. Ja masa e sigurisë që u vendos për “të fortin” e “Myslym Shyrit”

Feb 26, 2021 | 13:22
SHPËRNDAJE

Gjykata ka dhënë sot masën ‘arrest me burg’ për Gjergj Cukalin, i cili akuzohet se është porositës i atentatit me eksploziv në Kamëz ndaj Gjon Menës.

GjergjcukaliCukali, i njohur ndryshe edhe si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri” akuzohet për ‘vrasje me paramendim mbetur në tentativë’ dhe ‘shkatërrim prone me eksploziv’.

Ndërkohë që dy personat e arrestuar, kushërinjtë Edmond dhe Enver Jakimi që akuzohen se kanë vendosur eksplozivin iu është komunikuar me herët masa e sigurisë.

Sipas News24, Cukali është zbuluar nga njëri prej kushërinjve që është penduar.

“Cukali më kërkoi t’i vija bombën Gjon Menes. Bombën na e solli vetë ai. Na premtoi 30 mijë euro dhe me dha vetëm dy mijë”, kështu pohoi nga salla e gjyqit Enver Jakimi.

Sjellim në vëmendje se  dy kushërinjtë u arrestuan 2 ditë pas ngjarjes, por kjo gjë u mbajt sekret derisa të arrestohej Cukali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura