“Na ndihmuan golat e shpejtë, me Lautaron jemi dyshe kampionësh”, Xheko: Zëvendësimi? Inzagi i pirë…

Sep 22, 2021 | 8:55
SHPËRNDAJE

Edin Xheko është bërë përsëri protagonist i zikaltërve me golin që i dha avantazhin Interit duke treguar gjithë bagazhin e tij, edhe pse në moshën 35- vjeçare. Boshnjaku vazhdon të jetë lideri i heshtur i sulmit të Interit duke u treguar vendimtar sa herë që luan dhe duke udhëhequr edhe listën e golashënuesve zikaltër. Në fund të ndeshjes, lojtari foli për mikrofonat e “DAZN” duke treguar emocionet e tij për golin dhe dyshen me Lautaron, pa harruar të ngacmojë edhe trajnerin Inzagi për zëvendësimin.

xheko 1

GOLI DHE ZËVENDËSIMI

“Të gjithë golat janë të rëndësishëm për mua, pastaj nëse vjen në këtë mënyrë duke kaluar ekipin në epërsi, është akoma më mirë për të gjithë dhe unë i gëzohem më shumë. Unë dua të luaj gjithmonë dhe të jap kontributin tim për skuadrën. Trajneri donte të më zëvendësonte më parë? Nuk di ç’të them. Do ta pyes më vonë, mos vallë ka pirë ndonjë gjë…”.

PARAQITJA

“Kjo ishte një fitore prej një skuadre të madhe dhe ne jemi të tillë. Treguam shpirt, edhe pse vuajtëm shumë në pjesën e parë. Për këtë duhet t’i bëjmë komplimentet e duhura Fiorentinës që u tregua një ekip i shkëlqyer. Por pastaj ata u duk sikur u dorëzuan dhe ne u shfaqëm më mirë duke u treguar më konkretë dhe duke shfrytëzuar rastet tona. Na ndihmoi shumë realizimi i shpejtë i golave, për ta mbajtur garën nën kontroll dhe për të mos i lënë hapësira kundërshtarit, duke çuar në shtëpi tri pikët”.

DYSHJA ME LAUTARON

“Me Lautaron ndihem shumë mirë dhe lojtarët e fortë luajnë gjithmonë me njëri-tjetrin. Tek Interi ka shumë të tillë dhe jam i lumtur që ndaj të njëjtat dhoma zhveshjeje me ta. Shpresoj të fitojmë shumë ndeshje bashkë dhe të arrijmë objektivat. Do të bëjmë çdo gjë për Interin”.

Përgatiti: NISLI GJINI/ PANORAMA SPORT 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura