“Na mori më të mirin prej nesh”, kreu i bashkisë së Pukës mesazh prekës për mikun e tij që vdiq nga koronavirusi

| 11:53
SHPËRNDAJE

Mesazh prekes ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale, kreu i bashkise se Pukes, teksa shkruan per lajmin e kobshem qe mori, ndarjen nga jeta prej koronavirusit te drejtorit Rajonal te Rezervave te Shtetit per Veriun, Ndue Marinaj. 

“Virusi, për të cilin ka ditë që ju them se nuk duhet marr si një lojë, na mori më të mirin prej nesh”- shkruhet ne mesazhin e postuar ne faqen e bashkise se Lezhes.djem

Sipas tij, “Ndoja I cili iku sot ashtu në menyrë të pakuptim, do të mbahet mend gjatë si një prej kontributorve më të mëdhenjë në bashkinë tonë, jo vetëm si një biznesmen I suksesshëm gjurmët e të cilit I ndjejm kudo, por edhe në ndihmë të familjeve në nevojë të cilat I ndihmonte ashtu në heshtje, me togfjalshin e vetem “E bëj për Zotin”, tek I cili u dorëzua sot”

pukaMESAZH NGUSHËLLIMI NGA KREU I BASHKISË PUKË PËR NDARJEN E PARAKOHSHME NGA JETA TË DREJTORIT RAJONAL TË REZERVAVE TË SHTETIT, NDUE MARINAJ

Të nderuar miq, fati I keq e deshi që sot të jem I detyruar të ndaj me Ju lajmin e kobshëm për humbjen e mikut tonë të përbashkët, Ndue Marinaj.
Virusi, për të cilin ka ditë që ju them se nuk duhet marr si një lojë, na mori më të mirin prej nesh.
Ndoja I cili iku sot ashtu në menyrë të pakuptim, do të mbahet mend gjatë si një prej kontributorve më të mëdhenjë në bashkinë tonë, jo vetëm si një biznesmen I suksesshëm gjurmët e të cilit I ndjejm kudo, por edhe në ndihmë të familjeve në nevojë të cilat I ndihmonte ashtu në heshtje, me togfjalshin e vetem “E bëj për Zotin”, tek I cili u dorëzua sot.
Personalisht pata fatin ta njoh që në rinin e hershme të tij, dhe gjithnjë Ndoja është dalluar në shkollë, në shoqëri, e më tej dhe në punë, si njeriu I gjendshëm kurdo e kudo.
S’fundmi si drejtor rajonal I Rezervave të Shtetit për zonen e Veriut me qendër në Pukë, Ndue Morinaj do të mbahet mend gjatë për gadishmërin dhe korrektësin në çdo rast ndërhyrje dhe veprimit .
Sot Puka ka një kontributor të shquar më pak!
Do të na mungoj një prej djemve të zellshëm që nuk reshti së kontribuari për vendlindjen e tij!
Do të na mungoj një prej drejtuesve që krijoi modelin e menaxhimit të një strukture jo pak të lehë.
Personalisht do të më mungoi miku im më I mirë, I cili më mbështeti e shoqëroi në të gjithë veprimtarin time në shërbim të Pukës, këtij vendit tonë të dashur që u desh shumë punë e mund ta transformonim deri ku është sot.
Në këtë ngjarje që na tronditi të gjithve pa masë në emer të komunitetit pukjan I shpreh ngushëllimet e sinqerta, prinderve, fëmijëve, bashkëshortës dhe të gjithë të afërmve.
Zoti na e lehtësoft të gjithëve këtë dhimbje të madhe!
Të nderuar bashkqyetar, JU LUTEM merreni seriozisht kërcenimin nga ky Virus. JU LUTEM tregoni kujdes. Bejeni për veten tuaj, për familjen dhe Shoqerinë.
Po kalojmë kohë të vështira dhe me rrezik serioz !
Zoti na ndihmoft të gjithve!
U prehsh ne PAQE miku im!

Gjon Gjonaj
Kryetar I bashkise Pukë

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.