“Na ktheni ekipin në qytet, e vetmja mundësi argëtimi.” Tifozët apel klubit dhe Bashkisë

Jan 12, 2018 | 19:25
SHPËRNDAJE

Tifozët e Burrelit kanë përshëndetur emërimin e trajnerit të ri të ekipit matjan, Julian Ahmataj. Por tifozëria matjane ka një “peng”, atë të rikthimit të stërvitjes në Burrel. Ata kërkojnë që të mos takohen me ekipin vetëm në ditën kur ka ndeshje në stadiumin “Liri Ballabani”, por edhe kur ai të stërvitet.

burreli

“Ne e përshëndesim zgjedhjen e bërë nga ana e klubit mbi emërimin e trajnerit Julian Ahmataj në krye të tij. Ne do ta mbështesim fuqimisht ekipin dhe trajnerin në këtë pjesë të vështirë të mbetur të kampionatit. Do të jemi gjithmonë prezent në shkallët e stadiumit për t’u dhënë forcë lojtarëve në fushë dhe zgjedhjeve të trajnerit.

Por ne kemi një ‘peng’ që e kemi kërkuar që në fillim të kampionatit, atë të rikthimit të stërvitjes në Burrel, në mënyrë që edhe ne të kemi mundësi t’i ndjekim nga afër seancat stërvitore. Shpresojmë që edhe kjo kërkesë e jona të merret parasysh nga ana e klubit dhe e Bashkisë Mat, pasi ekipi është e vetmja mundësi që ne të argëtohemi dhe ta mbajë gjallë qytetin”, thanë tifozët.

Dritan Kurti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura