“Na ka rënë ky taksirat”, Rama paralajmëron shkarkimin e Metës dhe i bën thirrje Komisionit: Ta konsiderojë shumë seriozisht…

Nov 15, 2019 | 11:58
SHPËRNDAJE

Teksa perseriti disa here gjate fjales se tij ne seancen e jashtezakonshme te Kuvendit, se nuk ja vlen të humbet më shumë kohë per komentimin e marrëzive te Metës, Kryeministri Rama i bëri thirrje Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Metës, Komisionit të Ligjeve dhe të gjithë deputetëve të tij, ta konsiderojë seriozisht këtë çështje dhe të shkojnë të votojnë për neutralizimin e akteve antikushtetuese të presidentit.

Meta-Rama-shkarkimi-shqiponja1

“Për këtë arsye, ky Kuvend duhet të marrë masa ligjore për të krijuar të gjithë mekanizmat zhbllokues ndaj cdo akti flagrant e brutal të atij që zyrën e presidentit e ka kthyer në një frëngji për të shantazhuar parlamentin, ndërkombëtarët, popullin shqiptar. Besoj se Komisioni për Shkarkimin e Metës duhet ta konsiderojë shumë seriozisht edhe paketën e rekomandimeve për Kuvendin, ashtu sikundër në dritën e kësaj ngjarjeje të re Komisioni i Ligjeve dhe gjithë deputetët duhet të kontribuojnë për të ardhur këtu në Kuvend dhe për të votuar neutralizimin e akteve antikushtetuese të presidentit”- tha Rama.

rama kuvend1

Për kryeministrin Edi Rama, presidenti, Ilir Meta është një person që ka humbur busullën dhe për këtë arsye e quan të pakuptimtë komentimin e veprimeve të tij ligjore.

“Nuk ka interpretime të mundëshme në këtë proces. është nnjësoj si të mblidhemi në këtë kuvend dhe të bëjmë intyerpretime të Gjykatës Kushtetuese. Të gjithë kanë të drejtë të bëjnë interpretime, por nuk ka askush të drjetë që ti përdorë ato për të kundërsulmuar dhe për të mos u bindur institucioneve të drejtësisë. Të tjerat janë “dokrra hini” siç thoshte Fishta. Kush jemi ne që mund të vendosim ndryshe nga çfarë kanë vendosur institucionet e Drejtësië dhe në këtë rast KED. Nuk ja vlen të humbasim më shumë kohë të komentojmë marrëzitë e Metës. Na ka rënë ky taksirat ne, shqiptarëve dhe do bashkëjetojmë me këtë taksirat për aq kohë sa Institucioni i Presidencës do të jetë tokë e xanun nga dikush që ka humbur busullë”.

Më tej Rama tha se Mata është në luftë me të gjithë, madje dhe me veten. Ai e krahasaon Presidentin me talebanët, sepse vetëm ata e quajnë veten interpretuesin e vetëm të librit fuqiplotë.

“Meta ka luftë me botën, Europën, qeverinë dhe me veten. Në kemi detyrë që të shmangim aktet negative të kësaj lufte, ku ky njeri ka marrë përsipër të jetë interpreturesi i vetëm i Republikës së Shqipërisë, njësoj si talebanët e që e quajnë veten interpretuesin e vetëm të librit fuqiplotë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura