“Na jepni fuqi, t’ju japim llogari”, Meta: Tirana do të jetë në krye të ndryshimit në 14 maj, çdo votë për PL-në është investim për të garantuar transparencën

Feb 1, 2023 | 20:50
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se Tirana do të jetë në krye të ndryshimit më 14 maj.

328290881_562660982587020_4798993001675628247_n

Komentet Meta i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku kërkoi nga qytetarët që t’i japin fuqi opozitës, me qëllim që opozita t’ju japi llogari.

Ai shtoi gjithashtu se çdo votë për Partinë e Lirisë është një investim për të garantuar llogaridhënie dhe transparencë.

Reagimi i Metës:

Tirana do të jetë në krye të Ndryshimit!

Partia e Lirisë do të jetë garante që zëri i qytetarëve do të dëgjohet si kurrë më parë!

Çdo votë për Partinë e Lirisë është një investim për të garantuar llogaridhënien, transparencën dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Çdo qindarkë e taksave të qytetarëve të Tiranës do të shkojë atje ku janë prioritetet e tyre të cilat do t’i vendosin ata dhe nuk do të grabitet e vidhet.

Na jepni fuqi, t’ju japim llogari! ✌️??

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura