“Na duhet çdo lojtar i gatshëm për ngjeshjen e kalendarit”, Shehi: Ju tregoj bisedën me Ngonë

Dec 4, 2021 | 16:16
SHPËRNDAJE

Pas fitores me rezultatin 0-2 ndaj Egnatias në transfertë, në mikrofonat e “SuperSport” ka folur trajneri i Tiranës, Orges Shehi, i cili ka analizuar këtë fitore sukses të bardhebluve:

Shehi

“Kemi arritur ta zgjidhim ndeshjen shumë shpejt. Jam i lumtur që Ngo shënoi, gjatë gjithë javës kam folur shumë me të. I kam thënë që duhet të qëndrojë i qetë dhe të rritej fizikisht dhe të ishte në formë.

E rëndësishme është se gjithë organika duhet të jetë e gatshme sepse si nga psikologjia edhe nga gjendja mentale duhet të jenë gati për ngjeshjen e kalendarit.

Duhet të jenë të gatshëm të gjithë duke parë ngjeshjen e kalendarit dhe të japin më të mirën e tyre. Kampionati është i gjatë, disa skuadra kanë bërë mirë, disa jo atë që prisnim.

Ka shumë javë në lojë, kjo situatë nuk besoj se do të jetë kështu. Nëse jemi ne ajo që kemi qenë besoj se do të bëjmë shumë mirë.

Gjumsi sa herë e kam aktivizuar ka dhënë më të mirën dhe për këtë e kam komplimentuar.”, përfundoi Orges Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura