Muzikantët polakë që nxorën në dritë veçoritë identitare të kombit

Nov 13, 2018 | 11:46
SHPËRNDAJE

ZHANI CIKO/ 

Zhani Ciko
Zhani Ciko

“Marr komandën në një kohë kur zemra e çdo polaku rreh fort dhe gjallërisht, në një kohë kur ne dhe fëmijët tanë po shohin diellin e lirisë në shndritjen e tij të plotë”. Kështu do të shprehej komandanti i Këshillit të Shpëtimit Kombëtar, Juzef Pillsudski, një shekull më parë.

Plot 100 vjet më parë, më 11 nëntor 1918, mbase ekzaktësisht në këtë orë, proklamata historike njoftonte hedhjen e themeleve të shtetit të pavarur polak. Në shumë qytete të ishMbretërisë polake pushteti okupator gjerman po ia linte vendin autoriteteve të administratës polake (citati është marrë nga Andzhej Stavartz).

Nga kjo ditë, ngjarjet rrjedhin me shpejtësi. Pas disa të tjerash përfundon konflikti botëror (14-18) që ishte ndër zhvillimet e fundit. Ngjarje të tjera vijojnë për Poloninë e rilindur dhe të brishtë, por edhe për gjithë Europën e më gjerë. Pikërisht, në një koincidencë të çuditshme, në ditën e mbylljes së kësaj faze të parë të Shpalljes së Ripavarësimit të Polonisë, nga data e cituar e 11 nëntorit 1918 deri në ditën e mbylljes së saj V.R. 28 nëntor 1918, Shqipëria festonte 6-vjetorin e Pavarësisë në të njëjtin 28 nëntor, të të njëjtit vit. Çfarë ndodhi më pas, rruga e vështirë që priste dy shtetet tona. Energjitë e mëdha që duheshin për zgjidhjen e problemeve, ngjarjet e rënda që kishin zënë pritë, dalin jashtë përsiatjeve të mia dhe çdo evokim i tyre do të dilte nga zotësia ime modeste në lëmin e historisë dhe kësaj akademie me karakter solemn, përkujtimor dhe muzikor. Në krijimin e rrethanave politike dhe ushtarake për realizimin e aspiratës së popullit polak për liri, pavarësi dhe shtetformim, një vend dhe rol të veçantë kishin luajtur prej 2-3 shekujsh më parë intelektualët e njohur polakë: mendimtarë, shkencëtarë, letrarë, piktorë dhe muzikantë.

Kompozitori polak Karol Szymanowski
Kompozitori polak Karol Szymanowski

jerëzimit që nga Koperniku deri te Mickiewiçi, nga Chopin te Monjushko, Wishnjiewski e ai që gëzoi frytet e ditës që përkujtojmë sot Ignacy Paderewski, protagonist në arritjet dhe shtetformimin e Polonisë së vitit 1918. Në kushtet e zhvillimeve artistike të pas 1848-s, kur kulturat kombëtare europiane dhe brenda tyre edhe ajo polake, pak nga pak zbuluan përkatësinë kombëtare dhe dobinë e saj për çështjen e nxjerrjes në pah të karakteristikave identitare të kombit, të cilit ata i përkisnin, rruga e tyre krijuese, realizimet profesionale dhe shpalosja e talentit, u ndriçua nga një kënd tjetër dhe u konceptua pak nga pak në veshjen misionare dhe të një qëllimi të brendshëm thuajse më sipëror se thjesht suksesi i karrierës profesionale. Sidomos në muzikë, të vetëndjerit e kësaj përkatësie është shembullor në rrugën krijuese dhe interpretuese të birit të kombit polak dhe më pas qytetarit europian Frederik Chopin (1810-1849).

Kompozitori Frederic Chopin
Kompozitori Frederic Chopin

Impresionet nga toka amtare e Polonisë së 1810, lëvizjet patriotike që ai regjistroi në këto mbresa fëmijërore dhe rinore ishin dominuese në formimin e vetëdijes së tij saqë gjeni i atit (Nikola nga Nancy) nuk shpërbëhej dot, por as nuk mbërriti t’i shuajë këto përjetime të shpirtit patriotik polak. Chopin pati karrierë pianistike madhore, por ai shkëlqeu veçanërisht si krijues i veprave pianistike, që lartësuan këtë instrument që ishte aso kohe në rrugën e modernizimit dhe zbulimit të mjeteve artistike dhe teknike që perfeksionoheshin dora-dorës sidomos me veprat e Chopin-it, Listit e disa të tjerëve. Katalogu i veprës shopeniane është vetëfolës për sa më sipër. Po, Chopin si pianist shkroi që nga krijimi i parë Rondo në C-1825 dhe Varacionet në E+ mbi një arie gjermane (mbase 1824?), më pas jo me kriter historik të tjera Varacione, valse, një Bolero (e veçantë- 1834), nokturnet, 4 Sonatat (madhore) dhe Etydet, ku krahas krijimeve pianistike të hapjes së lartë, për herë të parë në këtë gjini pak instrumentore, në disa raste publiku i kohës (jo vetëm në Poloni) ka identifikuar inspirimin nga fryma e veprimit kombëtar dhe politik të bashkëkombësve të tij. Këto janë shumë në planin e krijimtarisë europiane të tij, ku dallohen edhe 2 koncerte për piano dhe orkestër, ku në tematikën e tyre, një tis nostalgjie, një frymë përshkrimi peizazhist dhe festimi të gëzueshëm popullor, na kthen në mbresat polake të përjetimeve të tij. Shtoji këtyre, Mazurkat, Polonezet, Krakoviakët, Andante spianato, thuajse gjithë veprat e muzikës së dhomës etj., balanca anon nga përfundimi se origjinalitetin e tij krijues i një gjuhe të veçantë si dhe çlirimin e formave të ngurta klasikogjike në forma të eksperimentimit me format e lira si Balada-t, Fantazitë dhe Improvizimet, Chopin e ka prekur dhe konceptuar që në agun e sprovave të para e deri veprat postume, ku kapakun e konkludimit ia vendosin op.74 post16 melodi polake, kompozuar mbase në ditët e mbrame të artistit gjenial. Hija e Chopin-it në muzikën europiane dhe më parë në atë polake është gati errësuese për shumë emra të tjerë pasues. Por në këto pak radhë do të kaloj në revistë disa korifenj të muzikës polake në fusha muzikore të ndryshme.

Stanis³aw Moniuszko (1819-1872)- organist, dirigjent orkestre, Drejtor i Konservatorit dhe Drejtor i Teatrit të Operës së Varshavës. Kompozoi 15 opera kombëtare, ndër të cilat Halka, Don Kishoti Ri, Idili, Ciganët etj., 5 balete, 6 kuintete, 7 mesha, 2 requime, Litanie Ostrobramme, vepra instrumentore, rreth 400 këngë dhe një traktat harmonie. Konsiderohet si kompozitori historik i muzikës skenike (opera-balet) polak. Një shembull dinjitoz i një profesionisti të mirëfilltë krijues, larg superficializmit që haset në krijimet legere të muzikës skenike.

Kompozitorja dhe violinistja Grazyna Bacewicz
Kompozitorja dhe violinistja Grazyna Bacewicz

Miskowsky (Nikolas Jakoblevitch) i mëvonshëm, ndiehet ende në klasat e pianos kudo, e çoi emrin e tij deri në Konservatorin e Moskës.

Emra të tjerë si Franz Mirecki apo Emil M³ynarski e çuan emrin e krijuesve, drejtuesve institucionalë nga 1791 deri në 1891 nëpër Europë, nga Varshava në Paris, Milano, Gjenevë e Petërburg. Ata kishin çfarë sillnin në këto kryeqendra evropiane, pasi emri i muzikantëve polakë ecte e ecte me diligjencë, tren apo coupe (më vonë makinë), ndonëse çështja polake kishte ende enigmat e saj dhe horizonti i 11 nëntorit 1918 ishte ende disa male larg.

Si ata e afruan me kontributin e tyre emra kryeshkollarësh si Henry Wieniawski (1835-1889) në specialitetin e violinës, koncertizmit dhe shkollimit të saj. Udhëtar i palodhur turnesh nga gjithë Europa në Amerikë, krijues veprash fondamentale për specifikën violinistike. Gjurmë të pashlyeshme në konservatoret e Brukselit, Petërburgut e gjetkë. Dy koncertet për violinë, L’ecole moderne (përmbledhje etydesh me ngarkesë artistike të lartë), pjesë koncertore tepër të njohura që gjallojnë në shkolla të vërteta dhe programe koncertore të gjithë virtuozëve të këtyre dy shekujve të fundit. Mbase Chopin-i i violinës, nuk do ta konfondonte vlerësimin madhor për të.

Më vonë shkëlqejnë emra seriozë në sferën violonistike si Karol Szymanowski, që kanë reputacionin e artistëve që reformuan shkollat instrumentore, duke i futur ato në kërkesat e krijimtarisë kërkuese për rrugë të reja dhe përshtatje me gjuhën e muzikës së shek. XX në fillimet e tij. Krijimtaria e tij është e barasvlershme edhe për veprat pianistike, vokale dhe orkestrore si dhe operën “Hugith”.

Ideja se kontributi i krijimtarisë muzikore polake, pas kalimit të fazës kur dominonte fryma e identitetit të saj dhe pas zgjidhjes së problemeve që ajo paraqiste në kontekst me zhvillimet historike e sociale të Shtetit polak, në shek. XX nuk ishte më një ide. Pas Szymanowski-t dhe influencuar jo pak prej tij Witold Lutos³awski ishte i pari që hapi dyert e muzikës së shek. XX, solli një evolucion të vërtetë nga lidhjet me traditën polake dhe shkollën krijuese moderne në vendin e tij.

Gra¿yna Bacewicz (njësoj e datëlindjes 1913) violiniste virtuoze, shkroi shumë për harqe e deri te baleti “Dëshira” (1968) vepra e fundit mbështetur në një tablo të Picasso-s. Emri që bën dalje në muzikën polake pas Luftës II Botërore është Krzysztof Penderecki (1933), eksperimentues i cilësive të reja me një vepër si “Thremes a la memoire de victimes d’Hiroshima” (1960).

Muzika në Poloni, pas perdes së hekurt e deri në ditët tona, synon vendosjen në një platformë të rinjohjes së vlerave bashkëkohore, procedimeve në nivelin e zhvillimeve më të fundit etj.. Ne po ndalemi në vendpushimin e Henryk Górecki-t me Genesis dhe Symphonie des complaintes. Me gjithë ndarjen tonë të madhe dhe zhytjen në izolim total pas 1960, diçka si Festivali “Vjeshtë e Varshavës” e deri pas viteve ‘90 Simfonia për harqe e Pendereckit, apo Simfonia e cituar e Górecki-t kanë qenë pjesë e ndriçimit të mendjes krijuese dhe artistike, me siguri krahas meje dhe disa të tjerëve, që edhe për këtë të fundit bashkohemi me brohoritjen për kremtimet e 100-vjetorit të ndriçimit të Pavarësisë polake. Kjo edhe në emër të shoqatës që unë drejtoj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura