Muzika në zi/ Ra në koma pak ditë më parë, ndahet nga jeta këngëtari i famshëm

Nov 22, 2017 | 10:21
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë këngëtari dhe aktori i famshëm David Cassidy ra në gjendje kome dhe mjekët i hoqën shpresat pasi disa nga organet e tij nuk po funksionon më.

Ndërkohë ditën e djeshme është njoftuar edhe largimi i tij nga jeta në moshën 67-vjeçare.61107-640-0-5a153561f0439

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije familjarët e tij duke shtuar se ai u nda nga jeta paqësisht dhe në prani të familjes së tij.

David Cassidy u lind në New York dhe u bë i famshëm nga sitcom-i “The Patridge Family”. Në kulmin e famës së tij, Cassidy kishte më shumë fansa se Elvis Presley apo The Beatles dhe ka shitur më shumë se 30 milionë disqe në të gjithë botën.

61111-640-0-5a1535af0cf0b61105-640-0-5a153561efe27

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura