“Muzika dhe arti më mbajtën gjallë”- Madonna do bëjë regjinë e filmit për historinë e jetës së saj

Sep 16, 2020 | 13:44
SHPËRNDAJE

Ikona e popit Madonna ka njoftuar se do jetë regjisore e filmit që do flasë për jetën dhe karrierën e saj.

Këngëtarja po shkruan filmin së bashku me Diablo Cody, skenaristen fituese të Oskarit për “Juno and Young Adult”.

Filmi pritet të flasë për jetën e Madonnës nga Michigan, në lagjet e varfra të New York deri në bërjen e saj një ylli botërore falë hiteve si “Like A Virgin” dhe “Vogue”.

Këngëtarja u shpreh se filmi do të përqendrohet në karrierën e saj.

“Muzika dhe arti më kanë mbajtur gjallë,”- tha ajo.

Projekti, titulli i të cilit nuk dihet ende, do jetë i treti i Madonnës si regjisore pas “Filth and Wisdom” në 2008 dhe “WE” në 2011.

Filmi i saj i fundit u kritikua shumë dhe siguroi vetëm 2 milionë dollarë fitime, ndërsa realizimi i tij kushtoi 11 milionë dollarë.

/Panoramaplus.al

        

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura