Muzaka-Tirana orë vendimtare, sot në mbrëmje skadon afati

May 23, 2018 | 9:10
SHPËRNDAJE

Tirana duhet t’i japë zgjidhje sot çështjes “Muzaka”, në të kundërt do t’i hiqen edhe tri pikë të tjera nga renditja e përgjithshme. Deri dje nuk ka pasur zhvillime, e në kësi kushtesh orët e ardhshme bëhen vendimtare për kryeqytetasit. Klubi tentoi që të arrinte një akord me ish-mesfushorin pak ditë më parë, por Gjergji Muzaka refuzoi.

Halili-Muzaka
Bardheblutë ofruan që borxhi prej 107 milionë lekësh të likuidohej me këste, por lojtarit nuk i shkoi për shtat kjo lloj zgjidhje. Ai pret që të shlyhet njëherësh. Në rast se klubi nuk e ekzekuton sërish “ultimatumin” e dhënë prej KDS-së, nuk mbetet gjë tjetër që në mbledhjen tjetër të këtij komisioni të jepet afati i radhës.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura