“Mutacioni i Covid-19, që në shtator”, Skënder Brataj: Përhapja e infeksionit në këtë masë është shqetësuese!

Dec 21, 2020 | 21:54
SHPËRNDAJE

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, foli në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për mutacionin e ri të koronavirusit, që është përhapur në Britaninë e Madhe.

brataj

Brataj tha se ky mutacion mendohet të jetë që nga muaji shtator, ndërsa shtoi se përhapja e infeksionit në këtë masë është shqetësuese.

“Britania ishte ajo që e pësoi më shumë e ndryshoi rrugën nga goditja që mori. Anglia është nga vendet që bën më shumë sekuencim të virusit, që jep një mundësi më të madhe studimi. Kjo është një avantazh i Anglisë.

Pozitiv ngelet fakti që nuk rritet virulenca, sëmundshmëria, që ndryshimet janë të ngadalshme, në krahasim me viruset e tjera.

Kjo krijon shumë avantazhe dhe njëfarë qetësie. Cdo shtet merr masat e veta. Duke parë që ky variant u zbulua në disa vende, do të thotë që numrat janë më të mëdha. Ky mutacion mendohet se është nga shtatori, nuk është sot. Përhapja e infeksionit në këtë masë normal që është shqetësuese, aq më tepër kur i shtohet edhe ky mutacion”, tha Brataj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura