Mustafa zgjohet optimist: I rëndësishëm normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

Jul 5, 2015 | 9:39
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vlerësuar se normalizimi sa më i shpejtë i marrëdhënieve me Serbinë është faktor i rëndësishëm, jo vetëm i të ardhmes evropiane të Kosovës, por edhe i përqendrimit në zhvillimin e saj ekonomik dhe social.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Megjithatë, sipas tij, akoma mbeten shumë çështje të cilat duhet të bisedohen. Këtë vlerësim, kryeministri Isa Mustafa e ka dhënë mëngjesin e sotëm, nëpërmjet një statusi në “Facebook”.

Sipas Mustafës, në procesin e bisedimeve me Serbinë, Bashkësia e Komunave Serbe po vërtetohet se është ndër temat më të vështira. “Delegacioni i Kosovës u tregua korrekt dhe konstruktiv, për të gjetur zgjidhje brenda sistemit kushtetues dhe ligjor të vendit tonë.

Në anën tjetër pala serbe ishte insistuese që asociacioni të kryejë disa punë të pushtetit qendror dhe atij lokal, kurse njerëzit që kryejnë këto punë të kenë cilësinë e punonjësve shtetërorë”, ka shkruar ndër tjerash Mustafa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura