Mustafa takon Gruevskin: Hetim ndërkombëtar për Kumanovën

May 28, 2015 | 16:15
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe homologu i tij maqedonas, Nikolla Gruevski  zhvilluan një takim me njëri-tjetrin, teksa Forumi Ekonomik i Vjenës vijonte. 

Isa Mustafa dhe Nikola Gruevski

Takimi u zhvillua në Pallatin e Kongreseve dhe temë kryesore ishte konflikti i armatosur në Kumanovë. Pas takimit kokë më kokë me Gruevskin, Mustafa tha konfirmoi se u diskutua për Kumanovën.

“Diskutuam për çëshjten e Kumanovës. Ne kemi kërkuar hetim ndërkombëtar për konfliktin e Kumanovës”, tha Mustafa pas takimit.  

Ditët e fundit ka patur tensione mes Kosovës dhe Maqedonisë, lidhur me viktimat e Kumanovës, të cilat më së shumti ishin shtetas kosovarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura