Mustafa i ka dërguar letër Gjermanisë, që të shpallë Kosovën vend të sigurt të origjinës

Aug 4, 2015 | 18:43
SHPËRNDAJE

Udhëheqësit e Kosovës dhe Malit të Zi kanë thënë se besojnë se Gjermania duhet t’i caktojë vendet e tyre si vende të “sigurta” të origjinës. Ky status duhet ta bëjë më të vështirë që njerëzve t’u jepet azil në Gjermani.

Lajmi i publikuar nga DW
Lajmi i publikuar nga DW
Sipas një raporti të botuar në edicionin e së martës të të përditshmes gjermane “Handelsblatt”, si kryeministri Isa Mustafa i Kosovës ashtu edhe homologu i tij malazez, Milo Gjukanoviç i kanë bërë dëshirat e tyre të qarta në letrat e dërguara kundrejt anëtarit gjerman të Parlamentit Evropian, David McAllister.

“Ne jemi në favor klasifikimit sipas ligjit gjerman të Kosovës si një vend të sigurt të origjinës”, shkruan Mustafa, duke shtuar se persekutimi politik apo tortura nuk ka ekzistuar në vendin ballkanik.

Sipas raportit, letra e Gjukanoviç për McAllister ka një ton të ngjashëm.

“Unë jam i bindur se Mali i Zi i plotëson të gjitha kushtet që të klasifikohet si një vend i sigurt i origjinës në frymën e ligjit gjerman”, shkroi Gjukanoviç.

Ai shtoi se ai nuk sheh arsye pse çdo qytetar i Malit të Zi “duhet të kërkojë azil në një shtet europian apo të tjera.”

Numri i shtetasve te Ballkanit qe po kerkojne azil ne Gjermani eshte rritur ndjeshem gjate ketij viti dhe Gjermania tani eshte nen presion pasi po kerkon forma per te frenuar rritjen ketyre kerkesave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura