Mustafa dhe Vuçiç takohen në Bruksel

Apr 21, 2015 | 9:36
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçic do të zhvillojnë takimin e radhës sot në Bruksel.


Lajmin e konfirmoi para dy dite vetë, Maja Koçijançiç, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

“Të dy kryeministrat do të rishikojnë progresin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimet e mëparshme dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve”, tha dje Koçijançiç.

Ky takim, vjen pas atij të fundit që u mbajt me 9 shkurt, kur të dy shtetet arritën marrëveshjen për drejtësinë në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura