Musk akuza Apple për reklamat në Twitter: Na ka ‘kërcënuar’ se…

Nov 29, 2022 | 10:00
SHPËRNDAJE

Elon Musk ka deklaruar se Apple ka hequr shumicën e reklamave të saj në Twitter dhe ka akuzuar kompaninë se e ka kërcënuar që do largojë rrjetin social nga aplikacionet.

elon musk

Mosmarrëveshja vjen pasi shumë kompani nuk reklamojnë më në Tëitter për shkak të shqetësimeve rreth planeve të Musk për moderimin e përmbajtjes për faqen.

Musk tha se Twitter ka pësuar rënie “masive” të të ardhurave, duke fajësuar aktivistët për presion ndaj reklamuesve.

Në një seri postimesh në rrjetin social të hënën, ai akuzoi Apple për “censurë” dhe kritikoi politikat e saj, përfshirë tarifën që vendos për blerjet e bëra në dyqanin e saj të aplikacioneve.

“Apple ka ndaluar kryesisht reklamat në Twitter. A e urrejnë fjalën e lirë në Amerikë?” tha ai.

Ai iu drejtua drejtpërsëdrejti CEO të Apple, duke pyetur: “Çfarë po ndodh këtu Tim Cook?”

Musk pretendoi gjithashtu se Apple e ka kërcënuar se do të hiqte Twitter nga dyqani i saj i aplikacioneve, por nuk zbuloi arsyen pse.

Musk, i cili bleu Twitter për 44 miliardë dollarë muajin e kaluar, është nën presion pasi disa kompani ndaluan shpenzimet e tyre për reklamim.

Ai tha se shpreson të fitojë para duke e kthyer verifikimin në Twitter në një shërbim abonimi me pagesë, por aktualisht shumica dërrmuese e të ardhurave të faqes vijnë nga reklamat.

Washington Post raportoi se Apple ishte reklamuesi kryesor në Twitter, duke shpenzuar 48 milionë dollarë për reklama në rrjetin social në tremujorin e parë të 2022.

Kompanitë duke përfshirë Cheerios General Mills dhe Volksëagen janë ndër firmat që kanë ndaluar shpenzimet e tyre javët e fundit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura