Musa Xhaferi flet për bisedën e nxehtë me deputeten: Çfarë problemesh më shkaktoi

May 29, 2016 | 13:55
SHPËRNDAJE

Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Qeverinë e Maqedonisë Musa Xhaferri, theksoi se e ka përkrahjen e popullit dhe se do të kthehet në skenën politike.

musaxhaferi_5Ai ka folur për skandalin me përgjimet dhe theksoi se në Maqedoni gjithmonë ka ekzistuar kjo gjë.

“Ky është degjenerim i sistemit” theksoi ai dhe shtoi se në vitet 200 dhe 2001 ka pasur përgjime e është për keqardhje kjo gjë që po ndodh vazhdimisht.

Xhaferi ka folur edhe për rastin e tij personal kur në opinion dolën incizime të bisedës së tij me një grua, identiteti i të cilës është nuk është vërtetuar por që besohet se është deputetja shqiptare Ermira Mehmeti.

“Ajo është montim për qëllime politike”, theksoi Xhaferri.

Ai e pranon se ky incizim i ka bërë probleme në shtëpi, por se ato probleme janë tejkaluar dhe sipas tij ai incizim nuk meriton që publikisht të flitet për të, transmeton TetovaSot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura