Murrizi shpërthen ndaj kolegëve: U ngritët në këmbë në 2005 dhe bëni si lidera dhe “koka të mëdha”

Jan 19, 2018 | 23:54
SHPËRNDAJE

Protagonizmi politik i disa deputetëve, përfshirë edhe ata të grupit parlamentar të PD kanë sjell një reagim të ashpër të deputetit të opozitës, Myslim Murrizi.

Një një postim në facebook, Murrizu shkruan se deputetë nga të gjitha palët politikë janë bërë si “KIU FIU”, duke marrë pjesë në thuajse të gjithë komisionet parlamentare.

Murrizi përmend kryesisht komisionet që kanë të bëjnë me ligjet, Reformën në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore. Në këto komisione, PD përfaqsohet kryesisht me depeutet Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj dhe Gent Strazimiri.

myslim murrizi

Statusi i plotë i Myslim Murrizit

Disa deputet nga te gjitha palet na jane bere si KIU FIU.

Ne komision te ligjeve, ne komision te vetingut, ne komision te reformes ne drejtesi, ne komision te reformes zgjedhore, ne komisionin AD HOC per KLP, ne komision te KLGJ , ne komisionin e rregullores se kuvendit, ne komisionin e kodit te etikes dhe veshjes, ne komision te sfilates etj

Mire eshte ti caktojne edhe tek komisioni i ndarjes se tokave, se me duket se ndajne “ drejte” per VETEN.

Po kur bejne si “ baballare” te DREJTESISE!!!!!!!

Po kur ju eshte mbushur mendja qe i dine te gjitha, dhe ato qe dine keta “ lidera” nuk i di askush tjeter!!!!

Mire qe genjejne veten, por ju kane mbushur mendjen dhe shefave te tyre, se pa keta, askush nuk mer dot fryme.

Jane ngritur ne kembe pas vitit 2005, e te thone qe kemi nje jete qe meremi me keto pune.

Mu kujtua FILMI, ku KIU dergohej per çdo kurs qe i vinte nderrmarrjes.

Kiu per firzamonik, Kiu per violine, Kiu per dajre, Kiu per GERRNETE.

Ndaj kemi ligjin me te keq dhe me hipokrit ZGJEDHOR, se keta sivllezerit e KIUT nuk i voton njeri as per KRYEPLAK, dhe thone lart e poshte qe nuk e ndryshojme LIGJIN, se ne nuk dalim dot DEPUTET.

Ndaj sa miratohet nje ligj, pa kaluar vitin behen amendamente per ta ndryshuar, sepse homologer e KIUT, i shkruajne dhe i votojne ligjet sipas urdherit, jo siç duhet.

O ju “kokat e medha” qe edhe FAKULTETIN e keni mbaruar neper TRAGETE, mos na beni per te VJELLE, duke menduar se mashtroni shefat, mund te mashtroni çdo njeri.

Edhe shefat ju duan se jeni manikin dhe shume perdorimsh, e nuk e keni ne fjalor fjalen JO, por edhe ata e dine mire sesa VLENI ne FAKT.

muslim murrizi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura