Murinjos i shtohet edhe një “armik”, ish-lojtari akuzon portugezin

Feb 11, 2018 | 16:57
SHPËRNDAJE

Për Henrik Mikhitarjan duket sikur largimi nga Mançester Junajtid është një çlirim i madh, pasi fantazisti armen duket se ka gjetur menjëherë ambientin që i mungonte te “Djajtë e kuq”.

mikitarian

Lojtari, që u bë pjesë e tratativës, e cila solli Aleksis Sançezin nën urdhrat e Zhoze Murinjos, tashmë ka një trajner që e kupton dhe me sa duket e ka stimuluar që në fillim, të paktën duke dëgjuar fjalët e tij.

dfgf

“Murinjo? Unë di të them se Arsen Venger është trajneri më i mirë që mund të gjeja. Ai di të dëgjojë kërkesën e futbollistëve të tij dhe t’i vërë ata, qoftë edhe mua, në rolin më të përshtatshëm. Kjo është diçka që të lejon të luash i qetë dhe më i sigurt, ndërsa Murinjo ishte krejt ndryshe. Edhe karakterialisht, ai ishte shumë i vrazhdë, ishte tepër e vështirë që të punojë me atë. Por për sa i përket Mançester Junajtid, si klub, di të them se kujtimet që mora prej aty do të jenë gjithmonë të bukura”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura