Murinjo sulmon drejtuesit e Junajtid për merkaton: Më quani kryetrajner, jo menaxher

Aug 12, 2018 | 12:20
SHPËRNDAJE

Mançester Junajtid nuk e humbi trenin e parë: “djajtë e kuq”, që ngritën siparin e sezonit të ri të Premier Ligës të premten, fituan 2-1 ndaj Leiçesterit. Pogba shënoi menjëherë, ndërsa Shou mbylli ndeshjen me një diagonale. “Ishte një ndeshje e vështirë. Do kisha nevojë për gjashtë zëvendësime në stol në vend të tre”. Ky ishte komenti i radhës që shigjetoi drejtuesit e Junajtid për mëkaton e vakët nga trajneri portugez në përfundim të ndeshjes.

murinjo3

“Speciali” fajësoi lodhjen e disa lojtarëve. “Kush menaxhon në Premier Ligë, duhet të jetë i kënaqur sesi shkoi ndeshja. Ishte një start i madh i kampionatit. Do të kisha pasur nevojë për 6 ndërrime dhe jo 3. Nuk mjaftonin. Pata lojtarë që e patën të vështirë që të rezistonin 90 minuta. Do kisha nevojë për zëvendësime të tjera, por nuk ishte e mundur. Nuk është e lehtë ta menaxhosh ndeshjen nga kjo pikëpamje. Luajtëm kundër një skuadre të madhe, që ka investuar më shumë para sesa ne në merkato. Duhet të mësohemi duke luajtur kundër klubeve të tilla cilësore. Duhet ta harrojmë se mbajmë emrin e një fanelle të madhe. Çdo ndeshje është e vështirë”.

murinjo

Por zemërimi i tij me administratorin Eduard Uduard nuk përfundon këtu: “Futbolli po ndryshon. Ndoshta menaxherët e futbollit tashmë duhet të quhen kryetrajnerë. Ne kemi stafe trajningu multi-funksionale dhe mendoj se jemi më shumë kryetrajnerë sesa menaxherë. Roli i menaxherit është i ndryshëm, duhet të thërritesh kryetrajner. Unë ndihem i tillë, më shumë sesa menaxheri i Junajtid”. Një tjetër pakënaqësi sesi shkoi merkatoja e klubit këtë sezon, duke qenë se blerjet i bëjnë menaxherët dhe jo trajnerët: “Kisha planet e mia prej disa muajsh dhe e gjej veten në fillim të Premier Ligës me merkaton e mbyllur dhe në një situatë, në të cilën nuk mendoja se do të gjendesha kurrë. Është hera e fundit që flas. Merkatoja u mbyll dhe nuk do të flas më për të”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura