Murinjo me një “këmbë” jashtë Mançesterit, ja emrat që mund ta pasojnë

Aug 28, 2018 | 18:02
SHPËRNDAJE

Hoze Murinjo është me një këmbë jashtë Mançester Junajtid, dhe tashmë, kanë filluar të hedhin hipotezat për pasuesin e tij në krye të “djajve të kuq”. Pak kohë më parë ishte francezja “L’Equipe”, që bënte me dije se Zinedin Zidan, ishte një hap pranë stolit të Mançesterit, edhe pse të shumtë ishin ata që deklaruan se Murinjo do vazhdonte të paktën deri në fund të sezonit.

screenshot-8_1535463266-9359609

Tashmë, sajti “goal.com”, harton një listë me emrat Mauricio Poçetinos, aktualisht tek Totenhemi, Antonio Konte dhe Zinedin Zidan, për momentin pa skuadër, si dhe Alegri, Rajan Gigs, Leonardo Zhardim apo edhe Loront Blank. Gjithsesi, më i avantazhuari mbetet padyshim Zidan. Në orët në vijim, priten edhe zhvillime tek “djajtë e Mançesterit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura