Murinjo konfirmohet, e shpëtoi… bursa

Aug 29, 2018 | 12:28
SHPËRNDAJE

Zhoze Murinjo ishte nervoz, shpërtheu kundër gazetarëve, mbrojti sërish imazhin e tij fitues, pavarësisht humbjeve në fushën e lojës, por gjithsesi shkarkimin edhe mund ta kishte xhiruar në kokën e tij. Orët e ditës së djeshme kanë qenë të nxehta dhe plot të papritura, sepse edhe media ishte e përçarë në lidhje me të ardhmen e portugezit, por në fund ka ardhur konfirmimi i besimit ndaj “Special One”.

Murinjo

Shefi ekzekutiv i Mançester Junajtid, Ed Uduard, pati një përballje me Zhoze Murinjon menjëherë pas humbjes me Totenhemin, të hënën në orët e vona të mbrëmjes, pasi dhomat e zhveshjes u zbrazën nga lojtarët. Biseda mes tyre sigurisht që ka qenë e hapur dhe ndoshta tonet nuk do të kenë qenë gjithashtu shumë të qeta, sepse ndryshe nuk mund të shpjegohet edhe ftesa që Uduard i ka bërë shefave të tij, Avram dhe Xho Gllejzërs, për të biseduar me ta vendimin në lidhje me pankinën e skuadrës.

murinjo

Pa dyshim që për pronarët dhe miliarderët amerikanë, të cilët njihen si dy prej brokërave dhe njerëzve më të famshëm të bursës në botë, Mançester Junajtid nuk është vetëm një klub futbolli, por edhe një mundësi biznesi, duke qenë se “marka” e “Djajve të kuq” e ndarë në miliona e miliarda aksione vlen jo pak të ardhura për atë, por edhe për tifozët. Por duke qenë se dy humbjet në kampionat nuk kanë lëkundur vlerën e Junajtid në bursë (aksionet dhe investimet ishin të qëndrueshme), por duke menduar se edhe shkarkimi i një figure si Murinjo që tërheq shumë fansa (aksionarë dhe investitorë) dhe duke mos anashkaluar edhe pagën e tij prej 15 milionë sterlinash në vit për katër vitet në vazhdim, që mund të ndikonin shumë ashpër në buxhet, të gjitha këto kanë bërë që Gllejzërasat të delegojnë Uduardin dhe të lajmërojnë Zhoze Murinjon për konfirmimin e besimit në krye të pankinës, por sigurisht që tani e në vazhdim rezultatet duhet të ndryshojnë për mirë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura