Murinjo i kërkoi ndjesë publikisht, Kumbulla: Vij nga një periudhë ku kam hasur vështirësi

Jan 16, 2022 | 23:20
SHPËRNDAJE

Marash Kumbulla ka qenë sot një nga lojtarët më të spikatur të Romës në suksesin 1-0 ndaj Kaljarit. Mbrojtësi mori elozhe nga Murinjo pas sfidës, me teknikun që kërkoi ndjesë se e kishte kritikuar publikisht.

kumbulla

Ndërsa vetë Kumbulla në deklaratat e tij për klubin e Romës, theksoi se më në fund po shihej puna e tij dhe se po jepte maksimumin në stërvitje çdo ditë.

“Jam i lumtur pasi vij nga një periudhë në të cilën nuk kam luajtur shumë dhe kam hasur vështirësi. Falë shokëve të mi dhe trajnerit, që më kanë dhënë shumë këshilla. Jam munduar që të punoj më maksimum në stërvitje për t’u gjetur i gatshëm për të dhënë kontributin tim.

Jam shumë këmbëngulës dhe e cilësoj veten një futbollist të përulur, Mundohem të jap maksimumin për skuadrën dhe mendoj se këtë gjë trajneri dhe shokët e kanë parë dhe vlerësuar”, ishin fjalët e mbrojtësit shqiptar.


PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura