Murati përqafohet me Olën dhe bëhet xheloz: Çfarë është kjo bluze kaq e hapur? Sindi nervozohet dhe tërheq deklaratën

Apr 8, 2021 | 19:40
SHPËRNDAJE

Në puntatën e sotme të “Për’puthen” është transmetuar takimin mes Olës dhe Muratit. Ata duket se ia kanë kaluar mjaftë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa nuk ka munguar edhe afrimiteti.

murat 11

Teksa po flisnin, Murati komentoi bluzen e hapur të Olës ndërsa ajo u shpreh se i pëlqen kjo xhelozi.

Ndërsa më pas e pyeti për reagimet e ashpra dhe Ola krahasoi veten me Sindin.

Murati: Çfarë është kjo kaq e hapur?

Ola: Këtu po shfaq xhelozinë tënde, por më pëlqen.

Murati: Ola ti je shumë e egër kur bëhet një diskutim apo je e qetë?

Ola: Si Sindi nuk jam. Ajo është treguar e ashpër në diskutim.

Murati: Po në lidhje si je?

Ola: Kam qenë në lidhje dy herë, njëra 3, tjetra 2.

Ky afrimitet mes tyre ka bërë që Sindi, e cila ishte deklaruar ekskluzivisht për Muratin të tërheqë deklaratën e saj. Tashmë se çfarë pritet të ndodhë mes tyre mbetet për t’u parë.

murat-ola-e1617902825927 (1) murat-ola-e1617902825927

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura