Mungon avokati, shtyhet seanca për Arben Frrokun në Apel

May 27, 2015 | 10:38
SHPËRNDAJE

Apeli për Krimet e Rënda ka shtyrë sot seancën e parë ndaj Arben Frrokut, që gjykata i dha lirinë pak kohë më parë, duke e liruar nga akuza për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

Arben Frroku sot ne Apelin per Krimet e Renda

Frroku është paraqitur sot në seancë, por mungesa e njërit prej avokatëve e ka bërë të pamundur vijimin e seancës.

Kjo ishte seanca e parë, ku do shqyrtohej ankimi i Prokurorisë kundër deklarimit të pafajshëm të biznesmenit Frroku.  Peseshja e gjykimit eshte e përbërë nga gjyqtarët Fehmi Petku, Nure Dreni, Albana Boksi, Dhimitër Lara dhe Amarildo Laçi.

Në ankimin e depozituar në Apel, Prokuroria për Krimet e Rënda pretendon se Gjykata e Shkallës së Parë ka gabuar kur ka deklaruar të pafajshëm të dyshuarin Arben Frroku për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të kryekomisarit Dritan Lamaj.

Sipas organit të akuzës, Shkalla e Parë ka gabuar në vlerësimin e dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur, Arben Ndoka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura