“Mungojnë 12 000 €”/ Biznesmeni shqiptar godet me thikë italianin

Jul 26, 2016 | 23:01
SHPËRNDAJE

“Mungojnë 12 mijë euro” këmbënguli Enver Kasa, 48 vjeç, një biznesmen që merret me ndërtim që të martën në mbrëmje qëlloi me thikë në fyt punëdhënësin e tij Italian.

32-vjeçari ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shqiptari u vë në pranga nga policia italiane.

Foto ilustuese

Patrulla e policisë mori lajmërim se dy burra po debatonin në rrugë, ku më pas shqiptari goditi me thikë italianin, raporton gazeta italiane ‘La Repubblica

Shkak i konfliktit mes tyre ishte fatura që italiani duhet t’i paguante biznesmenit shqiptar për rikonstruksionin e shtëpisë.

Shqiptari kërkonte 70 mijë euro për punën e bërë, kurse në çekun që italiani i kishte dhënë mungonin 12 mijë euro.

Sipas punëdhënësit, puna shtesë ishte shumë e madhe dhe kishte refuzuar që t’ia paguante të gjithë shumën e kërkuar. Kjo gjë shkaktoi debat mes tyre që çoi dhe në goditje me thikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura