Mungesa e ujit në spitale, Beqaj: Urgjenca u garantua. S’patëm pasoja

Nov 24, 2015 | 10:03
SHPËRNDAJE

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka folur sot në lidhje me situatën e krijuar dje në spitale si paspjë e mungesës së ujit.

uji-spitalll

Ai tha se shërbimet e urgjencës për qytearët u garantuan dhe se tani spitalet po furnizohen normalisht me ujë.

“Spitali po furnziohet normalisht me ujë, shtrengesat e pjesshme të ujit dje nuk sollën asnjë pasojë për askënd…Urgjenca u garantua. Shërbimi i dializës u garantuar rreth orës së drekës për ata që kishin seancën”,- tha ai sot në një dalje për mediat.

Gjatë ditës së djeshme, Tirana ka qenë pa ujë gjithë ditën për shkak të një problemi në Bovillë, pasi reshjet e dendura që ranë dy ditë më parë kanë turbulluar ujin.

Problemi më i madh ishte në institucionet që kanë parësore shërbimin, si spitale, shkolla e çerdhe, në të cilat uji u sigurua nga botet e bashkisë dhe të UKT-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura