Mungesa e Ramës/ Berisha: Shtyni seancën. Balla: Ligjin bëje te SHQUP, jo këtu

Nov 26, 2015 | 12:34
SHPËRNDAJE

Pas mungesës së kreut të qeverisë në seancën e sotme të Kuvendit, për shkak të vizitës së tij në Kinë, ish-kryeministrit Berisha ka kërkuar shtyrjen e seancës.

Sali Berisha ne seance plenare
Sali Berisha ne seance plenare

Deputeti Taulant Balla në emër të grupit të PS-së, i ka kujtuar Berishës se rregullat mund t’i bëjë te SHQUP-i dhe jo në Kuvend, duke theksua se rendi i ditës për këtë seancë është miratuar me konsensusin e krerëve të grupeve kuvendore.

Berisha: Në mungesë të kreut të Meduzës kjo seance përbën një absurditet dhe nuk duhet të ndodhë, në rast se ka seancë në të cilën Edi Rama arkitekti i mobokracisë, kryebanditi, njeriu që shndërroi krimin në institucionin suprem duhet të ishte këtu e të dëgjonte të gjitha faktet, argumentet e opozitës kundër tij. ai i ka bërë vendit gjëmën e vërtetë, për herë të parë pas diktaturës komuniste krimi kthehet në sistem në këtë vend dhe kthehet me ardhjen e Ramës në pushtet, ndaj ju lutem ta konsiderojmë shtyrjen e seancës dhe ardhjen e tij si detyrim madhor për publikun shqiptar. Duhet të keni vetëdijen qytetare se e katandisët vendin në nivele dhe hone të tilla që ka njohur në mes të viteve ’70 nga krimi, ky ligj nuk diskutohet pa protagonistin kryesor të sistemit të krimit, është grupi i konsensusit dhe unë e vlerësoj, se kam qenë i bindur se edhe në krahun tjetër ka individë të ndershëm, por nuk mund të mos i thuhen në sy atij që solli shtetin në këtë pikë, që e shndërroi qeverinë në organizatë kriminale si kurrë ndonjëherë nga koha e Enver hoxhës e deri më sot. mblidhni krerët e grupeve dhe vendosni shtyrjen e seancës.

Leskaj: Sot u mblodh konferenca dhe e futi në seancë pikën e kësaj çështjen e është miratuar me konsensus, sa i takon kryeministrit, e gjithë media është e mbushur me vizitën në Kinë, tani është në takim me kryeministrin kinez dhe merr pjesë në samitin për Ballkanin dhe është shumë i rëndësishëm.

Balla: Zonja Leskaj, ju lutem ju zhurmues, ta mbaroj. Unë në emër të grupit të PS i kërkoj drejtuesit të grupit të PD, ne që vijmë në 10 të mëngjesit e jo në 12.30 si ndonjëri, dhe pasi i del gjumi do të bëjë rregullat sipas mendjes, rregullat bëji te SHQUP. Vjen ti në 12.30 e na kërkon llogari, ka ikur koha kur bëje rregullat, jam i sigurtë që s’ke për ta votuar këtë ligj, pasi kur të votohet ti nuk ke për të qenë në këtë sallë për ta votuar. Për ata që zgjohen në 10 e vijnë në 12.30 kanë axhendë tjetër e bën mirë të rrish e të dëgjosh fjalimet e kolegëve.

Berisha: Të gjithë argumentet janë zero në krahasim me domosdoshmërinë që kreu i meduzës së krimit të organizuar, nuk është sot në këtë seancë për të dëgjuar shqiptarët dhe ai konsideratat e opozitës ndaj veprës më të zezë. Nuk e ka ditur përfaqësuesi i opozitës që zotëria është në Kinë, cilindo që të takojë ai, edhe të gjithëfuqishmin do ta takojë si kryenastradini, si gënjeshtari i planetit, nuk më impresionon me protokollet e tij zonjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura