Mungesa e oksigjenit i dha dëmtime, vajza me aftësi të kufizuara ‘shuan dhimbjen’ duke shkruar libra! Ana Cara rrëfen në Panorama TV ëndrrat e saj dhe ka një mesazh për shoqërinë

May 29, 2023 | 15:16
SHPËRNDAJE

Ana Cara, pavarësisht se lindi me aftësi të kufizuara, kjo gjë nuk e ka ndaluar të shkruajë libra dhe të shprehë botën e saj të brendshme në poezitë.

Shkrimtarja e re, Ana Cara e cila për shkak të mungesës së oksigjenit pësoi një dëmtim në tru, ka shkuar disa libra.

Në një intervistë për Panorama e Mëngjesit në Panorama TV, ku ishte e ftuar së bashku me nënën e saj, Ana ka treguar ndjesitë e saj teksa shkruan poezi dhe dëshirat që ka.

Pjesë nga intervista:

Vera Cara: Shpreh botën e brendshme, shkruan shumë bukur. Ka shumë dëshirë që t’ia interpretosh poezitë. Ajo futet në dhomë dhe shkruan, ditët e tjera i rikthehet sërish.

Gjatë lindjes pati një problem, por luftuam që të vazhdojë shkollën. Dukej që ishte e zgjuar, vazhdoi shkollën 9-vjeçare e më pas liceun, aty u vu re që shkruante ese. Më shumë shkruan me shkrim dore, por edhe në laptop e telefon.

Ka probleme të artikulojë fjalët, por ka raste që e arrin”.

Ana si ndihesh sot?

Ana Cara: Shumë mirë. Mënyra ime e të shkruarit është shumë më mirë.

Vera Cara: Ana i merr shumë mirë gjërat, me buzëqeshje, është pozitive. Edhe mua më thotë buzëqesh se dukesh shumë e bukur. Ky talent ndoshta është nga fakti që i kemi blerë shumë libra kur ishte e vogël dhe lexonte shumë. Ka ndikuar tek Ana që të shkruajë libra.

Kush është libri i parë?

Ana Cara: Poliana është libri i parë.

Vera Cara: Libri është një anë e fuqishme për të që të shkruajë, aty shpreh atë çfarë ndjen. Faktikisht është vullneti i saj që ka arritur deri këtu.

Ana e jeton jetën çdo ditë, ka dëshirë të dalë, të lëvizë, të udhëtojë por edhe të rrijë në shtëpi, sepse këtë ndjesi e kanë shqiptarët.

Cilat janë emocionet që t’i ke?

Vera Cara: Ne mundohemi ta ndihmojmë. Me gjërat që bën është normale si të gjithë të tjerët. Për ne ajo s’ka mangësi.

Libri i saj ka përkrahje, kemi ngelur të kënaqur. Ajo komunikon vetë me njerëzit online. Shet edhe librin online.

I pëlqen të punojë, por është vështirë që dikush ta pranojë me kushtet e saj. Do më pëlqente në biblikotekë, sepse e përdor shumë mirë laptop.

Kush është ëndrra jote më e madhe?

Ana Caka: Të shkruaj dhe të botoj libra

Mesazhi që do i drejtoje shoqërisë sot?

Ana Caka: Të lexojnë më shumë

Si u ndjeve në fillim?

Vera Cara: Ishte shumë e vështirë, por i thashë vetes që do të vazhdojmë të luftojmë sepse ajo vetëm neve na ka.

Isha psikologe e vetes sime. Dikush në pozicionin tim ka pasur nevojë për psikolog, unë e bëra vetë. Edhe babai i Anës ka bërë të njëjtën gjë. Më ka mbështetur (Qan).

Ana është fëmija i parë, mbas saj erdhën dy djemtë. Në shtatzënitë e tjera kisha frikë, por e dija që Anës kjo i ndodhi gjatë lindjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura