“Mungesa e kritikës letrare ka dëmtuar cilësinë e botimeve”, Demalia: Ky fasadizëm imponues-rrënues

Oct 20, 2018 | 16:40
SHPËRNDAJE

Analisti Ilir Demalia, në një postim të fundit ka reaguar në lidhje me një deklaratë të një  pedagogeje e cila shkruan se  cilësia e botimeve në 28 vitet e fundit në Shqipëri është dëmtuar thellësisht.

Duke cituat pedagogen e komunikimin Demalia i bashkëngjitet këtij mendimi dhe shton se “Ky fasadizëm imponues-rrenues të pa-kriter vlerash dhe mardhënish me lirinë dhe perzgjedhjen e saj si raport me të vërtetën, ka ngritur këtë falsitet shoqëror, te gënjyerit vetvetes duke përdorur njeri-tjetrin, pa pasur respekt as për veten dhe as për vërtetën dhe për lirinë e të zgjedhurit si vlerë e lirisë.”

Ilir-Demaliaj-SHBA

POSTIMI I PLOTË

Ky fasadizëm imponues-rrenues

Rreth një kuarteti letrar

Shkruesja shkruan:

“Mungesa e kritikës ndaj veprave qe botohen në tregun letrar këto 28 vjet e ka dëmtuar thellësisht cilësinë e botimeve dhe është një ndër faktorët përse lexuesit shqiptar i ka humbur tërësisht shija e leximit për një vepër të mirfilltë letrare.

Sepse kultura konsumohet në ekran nëpërmes rekomandimeve në formë qokash që punonjësit e medias, të pakualifikuar në fushën e zhanreve letrare, shkencore apo historike, reklamojnë.”

Duke ndjekur shkruesen e radhëve me një format të imponimit “kulturor” te leximit dhe, se si dhe çfarë duhet të lexojmë, duke manipuluar dhe servirur manipulim konjukturash dhe qokash shoqërore si vlera letrare-kulturore të manipulimit dhe simulimit të mendesisë dhe sherbesës së formatit vjetër me kostum të ri demo(n)kratik, si fallsifikim dhe manipulim perfitimi dhe duke pasur parasysh se shkruesja është dhe studiuse dhe pedagoge e komunikimit të gazetarisë, shikon dhe gjendjen e medias dhe edukimit mediatik si pasqyre e asaj çfarë ka dhënë ky lloj edukimi.

Letërsia dhe arti nuk janë as rekomndim as imponim dhe as qoka si thotë shkruesja, e cila, i bën keto sipas grupimit interesit dhe kjo vetë nëpërmjet përdorimit medias apo pozicioneve provincialiste “si elita kulturore apo historike” në pretendimin e ndërtimit të së resë mbi stukturën e vjetër me fasadë teë re. Ky fasadizëm imponues-rrenues të pa-kriter vlerash dhe mardhënish me lirinë dhe perzgjedhjen e saj si raport me të vërtetën, ka ngritur këtë falsitet shoqëror, te gënjyerit vetvetes duke përdorur njeri-tjetrin, pa pasur respekt as për veten dhe as për vërtetën dhe për lirinë e të zgjedhurit si vlerë e lirisë.

Konformizmi i nënshtrimit provincialist si “elite” vlerash shërbimi pavlefshmërie dhe mizantropie në maipulimin e realitetetit ka sjellë këtë gjendje shoqërore të një fallsiteti neveritës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura