Mungesa e Inva Mulës në inaugurimin e TKOB ka një histori sherri në prapaskenë! Ç’ndodhi në zyrën e Zana Çelës para katër vitesh, që ish-mikeshat u kthyen në armike

Sep 25, 2021 | 14:50
SHPËRNDAJE

Debati publik për mungesën e sopranos Inva Mula në inaugurimin e rikonstruksionit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ka nxjerrë në pah indirekt marrëdhëniet e ftohta që ajo ka aktualisht me drejtuesen e këtij institucioni, Zana Çelën. 

inva mula zana cela

Pasi u shpreh se nuk kishte marrë ftesë dhe pasi institucioni publikoi email-et që i kishin dërguar artistes, por që ajo nuk ishte përgjigjur, Inva vendosi të fliste në një intervistë për “Tiranapost”.

inva mula (9)

Sopranoja tha se TKOB duhet të drejtohet nga një profesionist i huaj. “TKOB duhet ndoshta të drejtohet nga një profesionist, i huaj. Edhe mos aludoni këtu se vetëm unë nuk e bëj atë gjë, për arsyen se kam akoma gjëra për të bërë. Nuk e them për veten time. Teatri duhet të mbahet nga profesionistë”, tha Inva Mula.

inva mula (11)

Më tej, ajo pranoi se Ministria e Kulturës i kishte bërë ftesë për të qenë e pranishme në inaugurim, por nuk pranoi pasi ftesa i ishte dërguar si spektatore.

inva mula (1)

“Si spektatore, dhe nga Ministria e Kulturës si spektatore, por nuk e kam pranuar. Nuk mund të jem spektatore. Inva nuk mund të jetë spektatore. Unë mund të isha edhe 99 vjeç, prapë nuk do isha spektatore në një ngjarje të tillë. Se nuk ishte vetëm hapja e rinovimit të teatrit, por përkonte me një përvjetor të teatrit. Ky teatër ka një histori. 

Ky teatër ka një memorie, e cila rëndon mbi supet e shumë artistëve. Po një peshë, një gur i rëndësishëm në këtë memorie, është familja Mula aty brenda. Nuk bëhet fjalë për Invën. Bëhet fjalë për Nina dhe Avni Mulën. Nuk e di, por paskam bërë shumë mirë që s’kam qenë dhe si spektatore, pasi aty nuk është folur për prindërit e mi. Atje nuk ka dalë një imazh i premierës të Invës 22-vjeçare me Traviatën, që kam thyer të gjitha rekordet. Deri atëherë nuk kishte ndodhur një gjë e tillë. Domethënë, në qoftë se historia në Shqipëri do të shkruhet nga njerëz, të cilët ose nuk e njohin, ose janë dashakeqës”, tha sopranoja.

inva mula (8)

Ndërsa Zana Çela ka vendosur t’i përgjigjet nga “Dritarja” e Rudina Xhungës, ish-mikeshës së saj që nga fëmijëria. Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela, foli për galanë e inagurimit të Operas.

inva mula zana cela1

Zana Çela tregoi se të gjithë artistët që performojnë jashtë vendit, kanë qenë të ftuar në atë mbrëmje. Sipas Çelës, vetëm Inva Mula nuk i është përgjigjur ftesës.

zana cela (1)

“Inva Mula nuk na është përgjigjur. Ka pasur në të gjitha rastet ftesa. Në të tria rastet, 2019, 2020, këtë here, Inva nuk u është përgjigjur asnjëherë ftesave tona. Përveç herës së parë në 2019 që i shkruan drejtoreshës artistike që ka impenjime në axhendë. Në të dyja rastet e fundit, nuk është përgjigjur. Një muaj më parë, i kisha dërguar në ‘WhatsApp’ në mënyrë shoqërore edhe unë një ftesë, por nuk është përgjigjur. Nuk i di arsyet, por kjo është e vërteta. Edhe Ermonela Jaho kishte prova për shfaqje në datën 16 shtator, por ajo erdhi në 15 në shfaqjen tonë dhe udhëtoi më pas drejt programit të saj, duke marrë parasysh rrezikun e udhëtimeve këto kohë, por dhe vonesat që mund të kishte në kalendarin e saj”, tha Zana Çela.

zana cela (2)

Përmes dy mbrëmjeve gala të 15 dhe 16 shtatorit, Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) inauguroi rikonstruksionin e ndërtesës dhe festoi 65-vjetorin e krijimit, me të ftuar specialë artistë të njohur si Placido Domingo dhe Ermonela Jaho.

ermonelajaho

Njerëzve nuk u shpëtoi mungesa e sopranos së mirënjohur Inva Mula, një emër që supozohej të ishte në ceremoni jo vetëm për kontributin e saj, por edhe për të përfaqësuar prindërit, Avni dhe Nina Mula, dy nga themeluesit e teatrit.

Avni

Dyshimi se mos Inva nuk gjendej në Tiranë ra poshtë kur sopranoja u shfaq në koncertin e Ermal Metës (17 shtator) në “Air Albania”. Pas kësaj, nisën aludimet se pse një emër si Inva Mula nuk mori ftesë?

inva mula (6)

Përmes një deklarate zyrtare, TKOBAP u shpreh se “nëpërmjet drejtoreshës artistike, znj. Abigeila Voshtina, ashtu si të gjithë artistëve shqiptarë ekselentë, i ka dërguar edhe znj. Inva Mula ftesat zyrtare për pjesëmarrjen në programin artistik të mbrëmjes gala të inaugurimit të rikonstruksionit të TKOBAP. Këto ftesa zyrtare janë përsëritur tri herë, duke filluar nga data 11 nëntor 2019, pasi TKOB ka patur në planet e veta që atëherë realizimin e Mbrëmjes Gala të Inaugurimit, plane të cilat janë shtyrë për shkaqe madhore si: tërmeti i nëntorit 2019 dhe më pas situata Covid 19.”

tob inagurimi (1)

Në vijim thuhet: “Sqarojmë gjithashtu se një muaj përpara ftesës së fundit zyrtare të bërë nga drejtoresha artistike, znj. Voshtina (në email-in e datës 19 korrrik 2021), drejtoresha e përgjithshme e TKOBAP-së, znj. Zana Çela i ka dërguar në datë 14 qershor 2021 një mesazh shoqëror në ‘WhatsApp’, znj. Mula, por edhe në këtë rast nuk ka pasur asnjë përgjigje. Më poshtë gjeni të renditur sipas datave ftesat zyrtare në email dhe mesazhin”.

tob inagurimi (6)

Ndërkohë, nga kjo histori theksohet fakti se emailet drejtuar Invës lidhen me datën 16 dhe 17 shtator, por nuk rezultonte të kishte ftesë për të interpretuar në datën 15 shtator, ditën kur performuan Placido Domingo dhe Ermonela Jaho. Pas zhurmës, sopranoja foli për herë të parë dhe theksoi, ndër të tjera, se nuk mori ftesë për të performuar.

inva mula (7)

“Unë nuk kam zemërim. Nuk kam zemërim për atë që bënë. Nuk kam zemërim, por kam një detyrim për të thënë të vërtetën, meqë tani u hapën gjërat dhe po tregohen dhe mesazhe, nëse e gjeni datën 15 që Inva është ftuar për të qenë në skenë, ma jepni dhe tani janë të qarta gjërat që mund të jenë shumë transparente”, tha ajo.

inva mula (5)

“Atë mospjesëmarrjen time si protagoniste në skenë do t’ua fal të gjithëve. S’ka gjë se unë kam akoma vite për ta rikuperuar, por që të mos flitet për Nina dhe Avni Mulën, këtë nuk e fal dot. Nuk e fal dot. Nuk është çështje falje, por e them me plot gojën që kjo më ka trishtuar shumë”.

inva mula (4)

Ndërkohë, nëse i kthehemi marrëdhënies së saj aktuale me Zana Çelën, mesazhi që drejtoresha i dërgoi për të qenë spektakore e galasë, mund të ketë qenë i pari katër vite pa një përplasjeje që ndodhi me tyre dhe që Inva ia ka lënë seen.

inva mula zana cela2

E vërteta është që pas kësaj zhurmnaje qëndron një histori sherri në zyrën e Zanës, plot katër vite më parë.

“Panorama Plus” ju risjell konfliktin me tone të larta mes dy mikeshave disa ditë para se të vihej në skenë shfaqja e fundit nga Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

tob inagurimi (5)

Situata në institucionin e artit elitar nuk ishte aspak elitare. Disa media shkruanin në atë kohë se një mosmarrëveshje, e cila degradoi deri në sherr, ndodhi mes sopranos shqiptare Inva Mula dhe drejtueses së këtij instutucioni, Zana Çela.

zana cela (3)

Të dyja debatuan ashpër në zyrën e Çelës për sa u përket fondeve, të cilat pretendoheshin nga ana e sopranos.

Sipas saj, ishin të pakta fondet e dhëna për operan “Peshkatarët e Perlave”, e cila u vu në skenë nga TKOB për herë të parë pas 40 vitesh.

zana cela (4)

Sipas burimeve të brendshme të këtij institucioni, tone të larta u dëgjuan nga ana e të dyja artisteve, gjë e cila u pasqyrua në vijim edhe në konferencën për shtyp, ku secila prej tyre qëndronte larg dhe ftohtë me njëra-tjetrën.

inva mula (2)

Madje, nga burime të afërta me artistet është bërë e ditur që Zana Çela refuzoi të merrte pjesë edhe në një emission televiziv, ku ishin të ftuara të dyja për të folur për shfaqjen. Në atë emision pamë të shfaqej vetëm Inva Mula.

inva mula para koncertit

Ndërkaq dihet me kohë se Zana Çela dhe Inva Mula kanë një shoqëri të hershme me njëra-tjetrën që prej fëmijërisë, që me sa duket jo vetëm mund ta kenë përfunduar pas asaj përplasjeje, por tashmë mund të jenë bërë dhe armike.

/Panoramaplus.al

inva mula zana-cela

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura