“Mund të shkaktojë një incident diplomatik”- Vasili reagon për çështjen e Teatrit: Pse Brukseli dhe Delegacioni i BE po fshehin të vërtetën tronditëse

Nov 2, 2019 | 12:46
SHPËRNDAJE

petritvasiliIsh-kryetari i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili në një reagim në Facebook ka ngritur një sërë pikëpyetjesh për mos reagimin e Brukselit dhe delegacionit të BE-së në Tiranë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas Vasilit, për çështjen e Teatrit po fshihet një e vërtetë tronditëse. Ai ka publikuar dhe një përgjigje që Komisioni Europian ka dhënë për debatin që ka lidhur për ndërtimin e Teatrit të ri. ‘

Europa ka pare qeveri kuislinge, fashiste, naziste, te korruptuara te cilat janë larguar e zhdukur sepse vlerat e qytetareve europiane kane triumfuar.

Është skandaloze qe interesit te medias pikerisht portalit Exit.al për çështjen e Teatrit Komisioni Europian i përgjigjet se….nuk mund te përgjigjet sepse shkaktohen probleme deri edhe incident diplomatik”, thekson ai.

Reagimi i plotë

“Perse Brukseli dhe Delegacioni i BE ne Tirane fshehin te vërtetat tronditëse për Teatrin??

Çështja e prishjes se Teatrit Kombëtar është ballafaqimi i shtetit te kapur nga krimi nga njëra ane dhe interesit me te larte publik te mbrojtur aktoret dhe qytetaret nga ana tjetër.

Mbrojtësit qytetare te teatrit kane besuar me te drejte ne integritetin parimor te BE ndaj edhe i janë drejtuar asaj për ndihme.

Edhe aspirata e shqiptareve për integrimin europian bazohet pikërisht ne vlerat e BE, te transparenca e saj, te papajtueshmëria me korrupsionin.

Por është vërtet zhgënjyese që BE te kujdeset për qeveritë dhe jo për qytetaret.

Europa ka pare qeveri kuislinge, fashiste, naziste, te korruptuara te cilat janë larguar e zhdukur sepse vlerat e qytetareve europiane kane triumfuar.

Është skandaloze qe interesit te medias pikerisht portalit Exit.al për çështjen e Teatrit Komisioni Europian i përgjigjet se….nuk mund te përgjigjet sepse shkaktohen probleme deri edhe incident diplomatik.

– Po si mundet tu fshihen te vërtetat qytetareve shqiptare?

– Po si mund te mbulohet nga BE korrupsioni gjigand?

– Po si mund te beje kompromis BE me qeverinë dhe te fshehe te vërtetat tronditëse?

– Ne BE do te integrohet Shqipëria apo qeveria e saj?

– Kaq te renda qenkan te vërtetat sa publikimi sjell incident diplomatik?

– BE i interesojnë shqiptaret apo qeveria e tyre?

-BE është e interesuar qe vjedhja shtetërore te ndalet apo i bëjnë alibi asaj duke fshehur te vërtetat?

-A mund te hape negociatat Shqipëria, kur lufta ndaj korrupsionit është një nga kushtet madhore?

– BE duke mbuluar te vertetat per korrupsionin e qeverise shqiptare a pengojnë per përmbushjen e ketij kushti?

– Për BE-ne, a ka rendësi diplomacia burokratike formale apo vënia e gishtit ne plage për te vërtetat e korrupsionit?

Përgjigja e këtyre pyetjeve ka rendësi jetike për shqiptaret.

Shqiptaret nuk janë te verbër qe tu besojnë përgjigjeve pa përgjigje, apo te pranojnë mbulimin e te vërtetave si një realitet.

Megjithatë lexojeni me poshte pergjigjen e dhene nga Komisioni Europian per Exit.al:

“Publikimi i këtyre raporteve rigorozisht konfidenciale dhe për pasojë e pozicionit të Delegacionit të BE-së që përfshihet në të, do të minonte mbrojtjen e interesit publik në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe do të vinte në rrezik përpjekjet e mëdha të kryera për të vendosur marrëdhënie cilësore ndërkombëtare me Shqipërinë.

Për më tepër, publikimi do të minonte objektivin e politikave të BE-së në këtë vend, në veçanti në fushën e reformës së prokurimeve publike. Është në interesin e Komisionit të ruajë cilësinë e këtyre marrëdhënieve ndërkombëtare për të siguruar progresin e vazhdueshëm të reformave në Shqipëri dhe për të çuar përpara objektivat thelbësore politike në rajon.

Së dyti, duhet të theksohet se publikimi i këtyre raporteve mund të çojë në një incident diplomatik duke qënë se raportet në fjalë përmbajën qendrimin diplomatik dhe vlerësimin e BE-së në lidhje me gjendjen politike në Shqipëri, të cilat nuk janë bërë për t’ju komunikuar publikut.”- shkruan Vasili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura