“Mund të ndodhin dy-tre vrasje në ditë”/ Gazetari flet për kampin Al Hol në Siri ku ndodhen fëmijët shqiptarë

Sep 22, 2020 | 21:55
SHPËRNDAJE

Disa fëmijë shqiptarë kanë mbetur në kampin Al Hol në Siri, të cilët jetojnë në kushte tejet të këqija nëpër çadra.

most-families-of-is-fighters-are-held-in-the-dusty-al-hol-encampment-a-tent-city-home-to-more-than-70000-people-1575366432590-4

“Kushte aty janë tmerrësisht keq, s’ka ujë, kushte higjienike, mund të ndodhen 2 ose 3 vrasje në ditë, unë kam gjetur prsh ditën që shkova një çantë bombë të lyer me gjak, ku thuhej na prisni po vijmë, përditë vriteshin ushtarë. Është e tmerrshme, dhe të mendosh këto nëna që duhet të mbrohen përditë. Aty janë rreth 80 mijë gra e fëmijë. Janë ndarë në dy seksione, seksioni i të huajve që janë të radikalizuarit”, thotë gazetari Julian Kasapi në “Open”.

“Shqiptarët jetojnë bashkë, shumica janë fëmijë. Askush nuk i mbron, mbrojnë njëri-tjetrin”, tha ai.

Ndërkohë Kasapi lexoi një mesazh nga njëra prej nënave:

Shteti e di shumë mirë është në gjendje të gjendjes sonë, çfarë kërcënimi pati Kosova që mori gra e fëmijë, ata sot ndodhen në vendin e tyre, jo askund ,nuk i terrorizon askush, pse nuk bëhet diçka për ne”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura