Mund të mposhtë Ronaldon dhe Mesin për “Topin e Artë”, shikoni çfarë thotë Mbape

Jul 11, 2018 | 16:40
SHPËRNDAJE

Kilian Mbape është padyshim lojtari më i mirë i Botërorit me paraqitjet e tij të deritanishme. 19-vjeçari ka treguar një potencial të jashtëzakonshëm duke fituar zemrat e të gjithëve. Pavarësisht faktit se ai nuk shënoi dot dje ndaj Belgjikës ai ka bërë një paraqitje të shkëlqyer që u vlerësua nga të gjithë.

mbape

Belgu po cilësohet nga të gjithë si lojtari që do të arrijë të mundi dominimin 10 vjeçar të Mesit dhe Ronaldos për trofeun e “Topit të Artë”. Por kur atij i është bërë kjo pyetja ka dhënë një përgjigje të çuditshme. “Nuk më plas fare. Unë dua Botërorin, dua të fle me të,”-deklaroi Kylian për televizionin francez “TF1”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura