“Mund të më quani të çmendur”- Vildane Zeneli e tmerruar nga koronavirusi, deri tani ka bërë 30 teste dhe e konsideron veten …

Oct 15, 2020 | 12:19
SHPËRNDAJE

Modelja shqiptare, Vildane Zeneli ka treguar se është e tmerruar nga koronavirusi.

Nga frika se mos preket nga kjo sëmundje, modelja ka bërë 30 teste të COVID-19 dhe në të gjitha ka rezultuar negative.

Vildane Zeneli e quajti veten “hipokondriake”, njeri që ka frikë gjatë gjithë kohës mos preket nga ndonjë sëmundje, dhe qetësoi njerëzit që kanë qenë pranë saj gjatë kësaj periudhe.

“Mund të më quani të çmendur për e kam bërë testin 30 herë, po jam hipokondriake. Kushdo që ka qenë së fundmi, afër meje është mirë me shëndet,”– shkroi ajo, krahas imazhit të testit të COVID.

Vildane Zeneli është një nga modelet më seksi dhe herë pas here ndan me ndjekësit imazhet të nxehta ku nuk lë vend për imagjinatën.

/Panoramaplus.al

        

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura