“Mund të kthehet nga erdhi”, Rama tregon historinë me zyrtarin e BE: Kishte frikë të dilte nga aeroporti, edhe Karl Marksi s’hynte dot në Tiranë, por…Si vidhen të huajt

Oct 23, 2019 | 10:07
SHPËRNDAJE

rama konf

Në takimin e 100 qendrave kombëtare të mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë, kryeministri Edi Rama ka treguar nje episod te ndodhur me nje person sic tha ai te rendesishem nga nje shtet anetar i BE i cili do vinteper nje takim ne Tirane dhe nuk dilte nga zona VIP e aeroportit, pasi kishte frike te dilte pa shoqerues me kallashnikove.

“Kapa telefonin dhe dëgjova që do vinte një person i rëndësishëm nga një shtet anëtar i BE me shumë gazetarë dhe ishin dhe policia dhe s’pranonte të dilte nga ambienti i VIP ne aeroport për të ardhur në Tiranë dhe thashë si ka mundësi.

Përgjigja ishte ky person do që të shoqërohet me roje dhe që kanë armë të vërteta dhe që i gjithë shoqërimi të ketë makina të blinduara, i thashë me sa di unë shërbimi ynë është i blinduar. “Po por s’do të shohë pistoleta por kallashnikov”.

I thashe thuaj që mund të kthehet nga ka ardhur se nuk e ofrojmë këtë shërbim.

Pas 45 minutash gjithe ai shoqërim i madh që u bë arriti dhe të bëhej një deklaratë e fortë nga ky person që Shqiperia duhet të bëjë dhe më shumë që të punojë për krimin dhe korrupsionin…nesër erdhi të më takonte dhe se di a e dinte që unë e dija kërkesën e tij dhe fjalia e parë ishte: “dua tju kërkoj ndjesë sinqerisht se kam udhëtuar në shumë vende por asnjëherë nuk kam përjetuar një hendek kaq të madh ngga ajo që prisja dhe nga ajo që pashë, është një vend tërësisht ndryshe nga ai që isha përgatitur. Imagjino që mbrëmë kam ecur në qendër të Tiranës dhe s’pashë asnjë grua të mbuluar.

I thashë se kam të vështirë ta imagjinoj se s’ka shumë gra të mbuluara, ka disa por asgjë më shumë se sa kaq.

Edhe ju ndoshta kishit pikëpuyetje dhe menduat se do ju merrnin peng në aeroport ose do ju vidhnin diku rrugës për në Tiranë

Por i vetmi vend ose e vetmja mënyrë se si mund të të vjedhin në Tiranë, një të huaj, është vetëm në faturat e hoteleve ndërkombëtare dhe kjo është vërtet serioze se ju tarifojnë sic nuk u ka shkuar mendja dhe fshihen me këtë stereotipin.

Që prej vitit 1991, pas ndryshimeve në Shqipëri, që cilësohej si Koreja e Veriut e Evropës, në aeroport kishte një berber që priste mjekrën, ose priste flokët e anëtarëve të marksistëve-leninistë.

Pra, Carl Maksi vetë nuk mund të hynte në Shqipëri pa prerë flokët, pa kaluar nje here te berberi te behej si une. Qe prej vitit 1991 e hapëm Shqipërinë, patë momente shumë të vështira, kriza shumë të thella, rëniet e skemave piramidale, vendi u dogj dhe mbetën mijëra viktima, por asnjëherë nuk u prek asnjë i huaj i vetëm.

Kujdes me celularet në hotelet ndërkombëtare se dhe tarifat janë të larta”, iu drejtua Rama te pranishmeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura